IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

One Albania po shqyrton mundësinë për të indeksuar çmimet me inflacionin

by IMA Redaksia
2024/02/10
in MOBILE
Reading Time: 6 mins read
A A
One Albania po shqyrton mundësinë për të indeksuar çmimet me inflacionin

Javën e kaluar, operatori One Albania njoftoi abonentët për ndryshimin e kushteve të përgjithshme të kontratës, që hyjnë në fuqi që nga data 1 mars 2024.

ADVERTISEMENT


Mes të tjerash, One Albania njofton se në kushtet e përditësuara të kontratës së pajtimtarit përfshihet edhe e drejta e operatorit për të aplikuar ndryshimin mesatar vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit (ICK), në përputhje me publikimin nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Ligjërisht, operatori ka të drejtë të aplikojë rregullimin sipas ICK- jo më shumë se një herë në vit nga data e publikimit nga INSTAT-i, duke informuar paraprakisht pajtimtarin 30 ditë përpara aplikimit të tij.


Të kontaktuar nga Monitor, megjithatë, burime nga kompania bëjnë të ditur se One Albania ende nuk ka marrë një vendim nëse do ta ushtrojë apo jo të drejtën për indeksuar tarifat me inflacionin vjetor. Sipas të njëjtave burime, edhe nëse vendoset një masë e tillë, nuk pritet që ajo të aplikohet në të gjithë portofolin e produkteve apo klientëve të kompanisë. Në veçanti, segmenti i shërbimeve fikse nuk pritet të jetë subjekt i këtyre ndryshimeve. Burimet shprehen që, në rast se kategori të veçanta të produkteve të shërbimeve të lëvzishme do të indeksohen me inflacionin, pajtimtarët do të njoftohen paraprakisht për një ndryshim të tillë.


Sipas INSTAT, inflacioni mesatar vjetor vitin e kaluar ishte 4.8%. Në rast se kompanitë e telekomunikacioneve vendosin indeksimin, tarifat dhe çmimet e paketave të komunikimit do të rriteshin në të njëjtën masë. Për shembull, paketa mujore e abonimit me kontratë e operatorit One Albania me 400 minuta kombëtare, 400 SMS kombëtare dhe 1 GB internet aktualisht kushton 900 lekë në muaj. Nëse do të indeksohej me inflacionin, çmimi i paketës do të arrinte në afërsisht 945 lekë.


Në vitet e fundit, dy operatorët më të mëdhenjë të telekomunikacioneve kanë pësuar rënie të ndjeshme të përfitueshmërisë, për shkak të konkurrencës, por edhe nevojave të mëdha për të investuar në teknologji. Këto nevoja pritet të jenë më të mëdha, për shkak të rritjes së shpejtë të përdorimit të internetit nga rrjetet celulare, por edhe kalimit të pritshmëm në gjeneratën e ardhshme 5G. Në këto kushte, është e pritshme që edhe tarifat e komunikimit, veçanërsisht në segmentin celular, të kenë një tendencë në rritje. Në fakt, një tendencë e tillë ka filluar të ndihet, sidomos pas uljes e numrit të operatorëve celularë nga tre në dy.


Autoriteti i Konkurrencës kërkon rregullim të tregut me pakicë

Muajin e kaluar, Autoriteti i Konkurrencës (AK) i rekomandoi Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vendosjen në rregullim të tregut me pakicë të telefonisë celulare në vend. Autoriteti i Konkurrencës vlerëson se, në kushtet e ndryshimeve strukturore të ndodhura në tregun e telefonisë celulare, AKEP duhet të realizojë analizën e tregut të pakicës të tregut të telefonisë celulare për të ndërmarrë masat e nevojshme rregullatore për rregullimin e këtij tregu.

ADVERTISEMENT


Ndërkohë, edhe vetë AKEP vlerëson se struktura e re duopol shtron rreziqe në rritje për konkurrencën në tregun e komunikimeve celulare. Në analizën e tregut të telefonisë celulare të hedhur për konsultim këtë muaj, AKEP shprehet se aktualisht tregu i rrjeteve dhe shërbimeve celulare në Shqipëri zotërohet nga dy operatorë dhe kjo situatë shtron rreziqe për rritjen e çmimeve për shërbimet që ofrojnë, duke reduktuar përfitimet e konsumatorit.


AKEP shprehet se një treg me numër të kufizuar lojtarësh mund të mbetet konkurrues, vetëm nëse roli rregullator i fushës AKEP përforcohet në aspektin e ndryshimeve ligjore për ndërhyrjet ex-ante (paraprake), pasi një situate e tillë, veçanërisht situata duopol në tregun celular, krijon rreziqe të reja për prezencën e sjelljeve bashkërenduese ndërmjet ndërmarrjeve në treg në dëm të konurrencës. Sipas AKEP, sjelljet bashkërenduese mund të shfaqen kryesisht nëpërmjet rritjes së dyshemesë së çmimit për të njëjtin shërbim, përfshirë këtu edhe tarifimin e shërbimeve të tjera shtesë që impaktojnë drejtpërdrejtë shërbimin parësor të kontraktuar nga pajtimtari, shërbime të cilat janë jashtë sferës së rregullimit dhe fokusit të ndërhyrjeve ex-ante të rregullatorit të fushës.



Efekti potencial negativ në situatën duopol të krijuar, ndikohet edhe nga faza e maturimit të

tregut celular, pasi beteja e mundshme për të ndryshuar bazën e pajtimtarëve në një treg ku nuk ka rritje të bazës së pajtimtarëve, do të fokusohet kryesisht për të njëjtën bazë konsumatore të cilën aktualisht e zotërojnë dy rrjetet.

Një faktor që mund të ndikojë në situatë është edhe mungesa potenciale e interesit të kalimit të pajtimtarëve nga një rrjet në tjetrin (portimi). Ky interes mund të minimizohet, nëse operatorët celularë do të reduktojnë stimujt e mundshëm për diversifikimin e portofolit të shërbimeve dhe nxitjen e novacionit. Një gjë e tillë rrjedhimisht do të orientojë rrjetet në reduktim të kostos që do të adresohej për këtë qëllim, duke impaktuar negativisht edhe zhvillimin e elasticitetit të kërkesës dhe ofertës në treg, pasi produktet në treg në dy rrjetet ofertuese do jenë të natyrës homogjene, të ngjashme në karakteristika funksionale, pa ndonjë diference të dukshme nga njëri rrjet tek tjetri.


Mbi këtë argumentin, AKEP shprehet se aktet ligjore dhe nënligjore që monitorojnë sjelljen e aktorëve të tregut marrin një rol parësor në situatën duopol të krijuar, si dhe në rritjen e rolit të bashkëpunimit ndërmjet AKEP dhe Autoritetit të Konkurrencës, pavarësisht specifikave të ndryshme në rolin monitorues të ndërhyrjeve ex-ante (parandaluese) dhe ex-post (pasi ka ndodhur shkelja).

“Në të gjitha rrethanat mbetet e një rëndësie parësore rritja e peshës rregullatore të fushës për ndërhyrje ex-ante, pasi situata duopol krijon angazhim më të madh në monitorimin e tregut përkatës pas transaksionit të ndodhur dhe kalimit të tregut nga tre në dy ofrues mobile.

Pothuajse të gjitha praktikat e ndërhyrjeve rregullatore të fushës në tregjet e nivelit të pakicës për kontroll dhe rregullim tarifash, kryesisht ilustrohen me rastet e situatave duopol në tregjet përkatëse, dhe vetëm në raste të rralla mundet të ekzistojnë ndërhyrje ex-ante në tregjet e nivelit të pakicës kur tregu ka më shumë se dy aktorë ndërveprues në ofrim rrjete/shërbimesh përkatëse në telefoninë celulare,” thuhet në analizën e AKEP.


Sipas këtij institucioni, Autoriteti i Konkurrencës në fushëveprimin e tij që synon mbrojtjen e konkurrencës, kryesisht nënkupton ndëshkimin e marrëveshjeve të ndaluara, domethënë në rastet kur sipërmarrës të ndryshëm apo bashkime sipërmarrësish vendosin për të fiksuar çmimet ose për të ndarë tregjet, pra kontrolli i tregut në vendosjen dhe fiksimin e çmimeve të cilat cenojnë interesat e konsumatorëve, por efektet të tilla negative në treg janë në fokus në periudhën pasi ka ndodhur cenimi i konkurrueshmërisë dhe i interesit konsumator.

Ndaj, sipas AKEP, adresimi i problematikës së mundshme në tregjet e natyrës duopol, pra për tregjet e nivelit të pakicës tek Autoriteti i Konkurrencës, si ndërhyrje e cila mbështetet ligjërisht në rolin ex-post në një masë të konsiderueshme, duhet vlerësuar si ndërhyrje në një pistë të veçantë e ndryshme nga qëllimi i ndërhyrjeve ex-ante të rregullatorit të fushës AKEP.


Praktikat më të mira ndërkombëtare të rregullimit të tregjeve të shërbimeve celulare janë të fokusuara në ndërhyrje në tregje të shumicës, me qëllim transferimin e konkurrueshmërisë në vertikalitet në tregjet e pakicës të shërbimeve celulare. Por, aktualisht tarifat e terminimit janë drejt orientimit të saj në koston eficiente të ofrimit të këtij shërbimi, rrjedhimisht efektet e pritshme që mund të krijonte kjo mase rregullatore janë pothuajse të papërfillshme.

AKEP konkludon se përdorimi i instrumenteve të reja monitoruese dhe rregulluese do të bëjë të mundur reduktimin e efekteve potenciale negative që sjell struktura aktuale duopol.

Marrë nga Monitor.al

Tags: AlbaniaÇmimetindeksuarinflacioninmobilemundësinëonepërshqyrtontë
Previous Post

AKEP Nis Procesin për Dhënien e Frekuencave të Para për 5G në Shqipëri

Next Post

Blerando dhe Shqipja: Rrëfimi si është marrëdhënia e tyre pas Big Brother Vip Kosova 2

TË NGJASHME

Autoriteti Italian i Konkurrencës hap hetim për blerjen e Vodafone Italia nga Swisscom
MOBILE

Autoriteti Italian i Konkurrencës hap hetim për blerjen e Vodafone Italia nga Swisscom

Autoriteti Italian i Konkurrencës (Autorità Garante della Concorrenza e del Mercato) ka nisur një hetim të thelluar për të vlerësuar...

by IMA Redaksia
Sht 12, 2024
WhatsApp sjell një risi që ruan privatësinë e të gjithëve!
MOBILE

WhatsApp sjell një risi që ruan privatësinë e të gjithëve!

Aktualisht, kontaktet tona në WhatsApp ruhen ashtu siç i kemi të regjistruara në rubrikën tonë telefonike. Pasi t’i kemi regjistruar...

by IMA Redaksia
Gus 25, 2024
Pavel Durov, shefi ekzekutiv i Telegram, arrestohet në Paris për shkelje në lidhje me aplikacionin popullor të mesazheve
MOBILE

Pavel Durov, shefi ekzekutiv i Telegram, arrestohet në Paris për shkelje në lidhje me aplikacionin popullor të mesazheve

Shefi ekzekutiv i Telegram, Pavel Durov, është arrestuar nga policia franceze në aeroportin Le Bourget, në veri të Parisit. Arrestimi...

by IMA Redaksia
Gus 25, 2024
“One Albania” përsëri viktimë e sulmit kibernetik.  Hacker-at publikojnë të tjera të dhëna
MOBILE

“One Albania” përsëri viktimë e sulmit kibernetik.  Hacker-at publikojnë të tjera të dhëna

Kompania "One Albania" pësoi një sulm kibernetik masiv më 25 dhjetor, duke ekspozuar të dhënat e 1.2 milionë abonentëve. Sulmi,...

by IMA Redaksia
Mar 29, 2024
Masa të forta kundër TikTok. Ministria e Brendshme reagon ndaj rritjes së krimeve kibernetike: Jemi në diskutime…
MOBILE

Masa të forta kundër TikTok. Ministria e Brendshme reagon ndaj rritjes së krimeve kibernetike: Jemi në diskutime…

Zëvendës Ministri i Brendshëm, Besford Lamallari, në një intervistë për "Top Story", ka shprehur shqetësimin e Qeverisë për rritjen e...

by IMA Redaksia
Shk 14, 2024
AKEP Nis Procesin për Dhënien e Frekuencave të Para për 5G në Shqipëri
MOBILE

AKEP Nis Procesin për Dhënien e Frekuencave të Para për 5G në Shqipëri

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka nisur një proces të rëndësishëm të këshillimit publik për dhënien e të...

by IMA Redaksia
Shk 8, 2024
Next Post
Blerando dhe Shqipja: Rrëfimi si është marrëdhënia e tyre pas Big Brother Vip Kosova 2

Blerando dhe Shqipja: Rrëfimi si është marrëdhënia e tyre pas Big Brother Vip Kosova 2

Degradon debati mes Ilnisës dhe Erjolës. Evitohet konflikti fizik | VIDEO

Degradon debati mes Ilnisës dhe Erjolës. Evitohet konflikti fizik | VIDEO

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA