IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Operatoret celularë virtual: AKEP asnjë zgjidhje

by IMA Redaksia
2021/09/23
in MOBILE
Reading Time: 2 mins read
A A
Operatoret celularë virtual: AKEP asnjë zgjidhje

Shqipëria ngelet një nga vendet e pakta në Europë ku nuk ekzistojnë ende operatorë celularë të rrjeteve virtuale ose MVNO (Mobile Virtual Network Operators), siç njihen në terminologjinë e tregjeve të komunikimit.

ADVERTISEMENT

Operatorët virtualë janë kompani që nuk kanë një infrastrukturë rrjeti të tyre, por shfrytëzojnë me marrëveshje rrjetin e operatorëve ekzistues të rrjeteve celulare (MNO). Operatorët MVNO janë të pranishëm në shumicën e tregjeve të telekomunikacioneve në Europë dhe në disa raste pjesa e tregut të tyre operatorëve arrin deri në 15%. Në vitin 2018, në AKEP u paraqitën për herë të parë kërkesa zyrtare për marrjen e autorizimit për ofrimin e shërbimeve si MVNO. Dy operatorët e interesuar për të ofruar shërbime viruale të telefonisë celulare janë Neofone dhe Digicom.

Neofone është një operator me aktivitet sidomos në shërbimet për bizneset, si për shembull tranzimit i thirrjeve, instalimi i sistemeve të komunikimit satelitor apo sisteme telefonike për biznese call center, por që ka autorizime edhe për shërbime telefonie dhe interneti me pakicë. Ndërsa Digicom është një operator i ofrimit të shërbimeve broadband me linja fikse, që prej vitit 2019 është blerë nga operatori kombëtar i rrjetit të fibrës optike, ATU.

Pavarësisht se kanë kaluar tre vjet nga shprehja e interesit të operatorëve, AKEP nuk ka ende një qëndrim përfundimtar nëse kuadri aktual ligjor dhe rregullator është i mjaftueshëm për të licencuar operatorë celularë virtualë.

ADVERTISEMENT

Për çështjen e operatorëve MVNO është shprehur në vitin 2019 edhe Autoriteti i Konkurrencës. Në një paketë rekomandimesh për AKEP, ky institucion kërkon krijimin e lehtësirave për hyrjen në treg të MVNO-ve, duke vendosur detyrime të qarta për akses dhe interkoneksion dhe përdorimin e përbashkët të faciliteteve të rrjetit. Në thelb, Autoriteti i Konkurrencës kërkonte që Operatorët me Fuqi të Ndjeshme në Treg (OFNT) të detyrohen t’iu japin akses në rrjetin e vet operatorëve virtualë të interesuar. Por, vitin e kaluar AKEP vendosi të mos shpallte asnjë OFNT në tregun me shumicë të akses–origjinimit në rrjetet celulare. Ky qëndrim, në mënyrë të tërthortë, nuk krijon hapësira për vendosjen e detyrimit për akses karshi operatorëve potencialë MVNO.

Licencimi i operatorëve virtualë do të ishte një risi e rëndësishme në tregun e komunikimeve celulare në vend. Këta operatorë shihen edhe si e vetmja mundësi reale për të shtuar numrin e operatorëve në shërbimet celulare me pakicë. Modeli i biznesit të operatorëve MVNO mund të jetë i ndryshëm. Disa prej tyre janë pak më shumë se rishitës të shërbimeve të operatorëve të rrjeteve celulare (MNO), duke i tregtuar këto shërbime me markën e tyre dhe duke ndjekur strategji të veçanta marketingu. Por, ka edhe operatorë MVNO që zotërojnë një infrastrukturë teknike mbështetëse, që iu mundëson t’i krijojnë vlerë të shtuar shërbimeve të ofruara përmes rrjetit të MNO-ve.

Source: Monitor.al
Tags: AKEP
Previous Post

Erion Braçe në “Big Brother Vip”?

Next Post

A do të rikthehet në “E Diell”? Flet Fjoralba Ponari

TË NGJASHME

Apple ndryshon iPhone-in pas gati 20 vitesh/ Prezantohet iPhone Duo, modeli i parë që paloset
MOBILE

Apple ndryshon iPhone-in pas gati 20 vitesh/ Prezantohet iPhone Duo, modeli i parë që paloset

Pas vitesh spekulimesh, Apple ka hyrë zyrtarisht në tregun e telefonave të palosshëm. Kompania prezantoi sot iPhone Duo, iPhone-in e...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Starlink Mobile vjen në Shqipëri, internet direkt nga sateliti në celular pa pajisje shtesë
MOBILE

Starlink Mobile vjen në Shqipëri, internet direkt nga sateliti në celular pa pajisje shtesë

Shqipëria pritet të jetë ndër tregjet e para europiane ku Starlink do të lidhet drejtpërdrejt me telefonat celularë, pa pasur...

by IMA Redaksia
Sht 3, 2026
TikTok rikthehet në Shqipëri: Platforma hapet sërish pas një viti
MOBILE

TikTok rikthehet në Shqipëri: Platforma hapet sërish pas një viti

Pas një periudhe të gjatë të ndalimit, TikTok ka rikthyer aksesin në Shqipëri. Vendimi është njoftuar në një komunikatë zyrtare...

by IMA Redaksia
Shk 4, 2026
One Macedonia merr licencën kombëtare dhe hyn zyrtarisht si operatori i tretë celular në Maqedoninë e Veriut
MOBILE

One Macedonia merr licencën kombëtare dhe hyn zyrtarisht si operatori i tretë celular në Maqedoninë e Veriut

One Macedonia, degë e grupit hungarez 4iG Group, ka marrë zyrtarisht licencën kombëtare për operim si operatori i tretë mobil...

by IMA Redaksia
Jan 23, 2026
Autoriteti Italian i Konkurrencës hap hetim për blerjen e Vodafone Italia nga Swisscom
MOBILE

Autoriteti Italian i Konkurrencës hap hetim për blerjen e Vodafone Italia nga Swisscom

Autoriteti Italian i Konkurrencës (Autorità Garante della Concorrenza e del Mercato) ka nisur një hetim të thelluar për të vlerësuar...

by IMA Redaksia
Sht 12, 2024
WhatsApp sjell një risi që ruan privatësinë e të gjithëve!
MOBILE

WhatsApp sjell një risi që ruan privatësinë e të gjithëve!

Aktualisht, kontaktet tona në WhatsApp ruhen ashtu siç i kemi të regjistruara në rubrikën tonë telefonike. Pasi t’i kemi regjistruar...

by IMA Redaksia
Gus 25, 2024
Next Post
A do të rikthehet në “E Diell”? Flet Fjoralba Ponari

A do të rikthehet në “E Diell”? Flet Fjoralba Ponari

Klea Huta nuk i ndahet këngës, ja ku do e shohim këtë sezon të ri televiziv!

Klea Huta nuk i ndahet këngës, ja ku do e shohim këtë sezon të ri televiziv!

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA