Opinion rinis në 11 Shtator

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Një tjetër emision shumë i ndjekur nga teleshikuesi shqiptar pritet të fillojë në këtë muaj në Tv Klan. Emisioni politikës, me audiencën me të lartë televizive, Opinion rinis këtë sezon të ri të enjten, në datë 11 Shtator 2014.

Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu, ka publikuar sot në profilin e tij në Instgram një foto ku ai dhe stafi i tij kanë nisur punën me mbledhjen e parë për sezonin e ri, në ambientet e Departamentit të informacionit.

Ndryshime këtë sezon ka pësuar edhe studio e cila është përmirësuar me disa detaje, për t’u theksuar zëvendësimi i televizorëve me një Led wall të fjalës së fundit në pjesën qëndrore.

opinion studio 2014

Ky vit është i 18-ti për programin Opinion. Seria e parë e emisionit “Opinion”, në atë kohë “E diela debat”, nisi transmetimin në 31 Gusht 1997 ne TVSH.

E diela debat 1997

 

Artikulli paraprakSabrina Ferilli në Agon Channel për të kokurruar formatet e pasdites të Rai dhe Mediaset?
Artikulli tjetërWebsite i ri i Top Channel i pa përditësuar!