“Pa Limit” nga rubrikë në një show në Top Channel?!

Një nga rubrikat më të preferuara të “E Diell”, spektaklit të së dielës në Top Channel i cili këtë sezon televiziv nuk do të transmetohet, mesa duket do të kthehet në një format të veçantë.

Bëhet fjalë për “Pa Limit”, rubrika më argëtuese e formatit të fundjavës e mbushur plot të qeshura me aktorët në të, por edhe të ftuarit nga fusha të ndryshme.

Burime të IMAlbania.com pranë TCH, bëjnë me dije se drejtoria e programacionit ka vendosur në plan që “Pa Limit” tashmë të bëhet pjesë e programeve të televizionit kombëtar duke sjellë kështu edhe kategorinë game show për këtë sezon televiziv.

Ndërkohë Top Channel ka hapur edhe audicionet në kërkim të aktorëve të rinj për të marrë pjesë në “Pa Limit” gjë që na e vërteton edhe më shumë ardhjen e show-t.

Copyright IMAlbania.com | Ndalohet ribotimi pa autorizim nga redaksia!

 

 

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.