E Diela Shqiptare, formati më i ndjekur i së dielës në Televizionin Klan, do të rikthehet përsëri këtë sezon të ri televiziv.
Pas shkëputjes disa javore për shkak të pushimeve të verës, programi nën drejtimin e Ardit Gjebreas do të mbushi të dielat tuaja për rreth 6 orë, duke sjellë humor dhe alegri në shtëpitë tuaja.
Edhe këtë vit nuk do të mungojnë rubrikat më të preferuar për shikuesit si “Shihemi në Gjyq” nga Eni Çobani por edhe “Telebingo”, një nga lojërat televizive të fatit më të ndjekura.
Dietologia Blerina Bombaj do të vij me një rubrikë të re, por pa dalë nga kuzhina dhe ushqimet, të titulluar “Për Peshk”, i cili natyrisht në fokus do të ketë ushqimet e detit.
Ditën e nesërme do të startojë edhe prezantimi i këngëve konkuruese të Kënga Magjike 2016, e cila do të vij me një format të ri krejtësisht risi, i cili nuk do të zbulohet gjatë spektaklit të së dielës.
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet ribotimi pa autorizim nga redaksia!