IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Pas 3 vitesh, artistët e Teatrit të Oberas dhe Baletit rikthehen në mjediset e reja

by IMA Redaksia
2020/09/09
in Uncategorized
Reading Time: 3 mins read
A A
Pas 3 vitesh, artistët e Teatrit të Oberas dhe Baletit rikthehen në mjediset e reja

Artistë e Teatrit të Operës dhe Baletit, si dhe të Ansamblit Popullor nisën punën në sezonin e ri artistik, në mjediset e reja të rikonstruktuara. Që dje artistët kanë nisur punën në mjediset e TKOBAP, ku për disa vite ata u zhvendosën në ish Kinostudio. Pas 3 vitesh artistët nisën punën në mjediset e reja, ndërsa shprehen se mezi e kanë pritur rikthimin në teatër.

ADVERTISEMENT

Sopranoja e njohur Eva Golemi thotë se provat po zhvillohen sipas rregullave, që janë vendosur për shkak të pandemisë. Por ajo shprehet entuziaste për mjediset dhe kushtet, që kanë tani artistët në TOB. “Në ish Kinostudio ne ikëm që në 2017, pra para 3 vitesh dhe atje kemi punuar dhe kemi zhvilluar provat për aktivitetin artistik në mjediset, që u bënë për ne.

Të gjithë artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit ikën atje dhe tani jemi të gjithë në mjediset e reja. E marta është dita e parë e sezonit, që ne po zhvillojmë punën këtu. Normal që kushtet janë shumë të mira për ne artistët nga sa kanë qenë më parë në TOB”, thotë sopranoja e njohur Eva Golemi, në një reagim të saj.

Por edhe pse ende nuk ka të publikuar një kalendar artistik se si do të vijojnë aktivitetet, sopranoja Eva Golemi thotë se artistët janë në punë me atë që i është shpërndarë nga institucioni këtë kohë. “Ne kemi nisur punë por ende nuk është lajmëruar për një kalendar artistik, pra se si do të vijojë aktiviteti artistik më tej i teatrit. Presim që të jetë sa më shpejt, por opera që po punoj unë tani është “Ballo me maska” e Verdit, për rolin e Amelias. Ne si solistë punojmë në mënyrë individuale me pianistë”, thotë sopranoja e njohur Eva Golemi, një nga zërat e vlerësuar të operës në vendin tonë.

TOB: Ka rinisur jeta

ADVERTISEMENT

Dje Teatri i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor shprehej se pushimet e gushtit dhe shkëputja prej proceseve të përditshme të punës, edhe për shkak të kërcënimit nga Covid-19, ja kanë lënë vendin një jave të re, me angazhime për trupat artistike.

Institucioni bën me dije se artistët janë sistemuar në grupe të vogla, në orare të ndryshme dhe po zbatohen protokollet që janë vënë nga Ministria e Shëndetësisë. “Pavarësisht mungesës së aktivitetit të tyre në skenë, artistët kanë nevojë për stërvitje profesionale, ndaj të sistemuar në grupe të vogla, në orare të ndryshme, në përpjekje për të zbatuar protokollet e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, në sallat e provave në teatër, ka rinisur jeta. Shpresojmë të shihemi së shpejti në skenë”, shprehet TOB.

Fillimi i punimeve në Teatrin e Operës dhe Baletit nisi në mars të vitit 2017. Siç është pohuar më parë projekti i rindërtimit ka kushtuar rreth 1.2 miliardë lekë, por arritjen e standardeve bashkëkohore është përdorur edhe buxhet shtesë. Si institucioni më i madh muzikor dhe skenik i vendit, TOB vendoset në godinën e Pallatit të Kulturës në vitin 1966, aty ku edhe sot vazhdon aktivitetin e tij.

 

Në vitin 2015, Këshilli i Ministrave vendos që godina e TKOB ti nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë dhe në mars të vitit 2017 trupat zhvendosen në dy godina pranë Ministrisë së Kulturës në ish-Kinostudion “Shqipëria sot”. Teatri i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka në përbërje të tij artistë, të cilët janë pjesë e orkestrës, korit, trupës së baletit, solistëve lirikë dhe ansamblit. Trupat e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor krahas turneve artistikë, të cilët i kanë realizuar brenda vendit, kanë realizuar dhjetëra shfaqje e turne jashtë vendit si në Rusi, Jugosllavi, Gjermani, Francë, Kanada, Austri, SHBA, Hungari, Rumani, Bullgari, Poloni, Çeki, Kinë, Turqi, Greqi, Itali etj.

Source: sot.com.al
Previous Post

Pas Juli Xhokaxhi nga ABC News largohet edhe një tjetër emër i njohur

Next Post

Pse po kritikohet Disney për xhirimet e filmit Mulan?

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video
Uncategorized

Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video

Shtatori sjell një valë të re premierash në platformat streaming. Nga rikthimi i The Gentlemen dhe kapitulli i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani
MUZIKË

Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani

Kënga solo e Victoria Beckham, “Not Such an Innocent Girl”, e publikuar për herë të parë në vitin 2001, është...

by IMA Redaksia
Jan 24, 2026
UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë
Uncategorized

UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë

Tiranë, 19 qershor 2025 – Për herë të parë në Shqipëri, studentë nga 12 universitete publike dhe jopublike u përfshinë...

by IMA Redaksia
Kor 23, 2025
Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën
Uncategorized

Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën

https://www.youtube.com/watch?v=VJ-9c3aNxE0

by IMA Redaksia
Qer 6, 2025
Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!
Uncategorized

Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!

Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda...

by IMA Redaksia
Tet 20, 2024
Next Post
Pse po kritikohet Disney për xhirimet e filmit Mulan?

Pse po kritikohet Disney për xhirimet e filmit Mulan?

Sporti hedh hapin e parë drejt bashkimit, krijohet Liga Unike e Shqipërisë dhe Kosovës

Sporti hedh hapin e parë drejt bashkimit, krijohet Liga Unike e Shqipërisë dhe Kosovës

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA