IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Pse po kritikohet Disney për xhirimet e filmit Mulan?

by IMA Redaksia
2020/09/09
in Kinema, MEDIA
Reading Time: 3 mins read
A A
Pse po kritikohet Disney për xhirimet e filmit Mulan?

Kompania Disney është duke u përballur me kritika të ashpra për xhirim të filmit të ri Mulan në disa pjesë të Kinës, ku qeveria akuzohet për shkelje të të drejtave të njeriut. Në titrat e fundit të filmit falënderohet një agjenci qeveritare e sigurisë në provincën Ksinjiang, territor në të cilin rreth 1 milion persona – kryesisht myslimanë ujgurë – besohet se janë të ndaluar.Ky film veçse ka qenë shënjestër e bojkotit, pasi aktorja kryesore, Liu Yifei ka përkrahur shtypjen e protestave në Hong Kong.

ADVERTISEMENT

Disney nuk i ka komentuar reagimet rreth lokacionit dhe falënderimit në titra. Kina ka thënë se kampet e saj të ndalimit në Ksinjiang janë të domosdoshme për të përmirësuar sigurinë.Filmi i kategorisë aksion, që përbën një prej publikimeve më të mëdha të këtij viti në fushën e artit, është rikrijim i tregimit të animuar të vitit 1998, të një vajze të re që zë vendin e babait të saj në ushtri.

Mirëpo shumë persona në shtetet aziatike kanë bërë thirrje për bojkot pasi aktorja e lindur në Kinë, Liu Yifei, ka mbështetur policinë e Hong Kongut, që është akuzuar për dhunë kundër protestave pro-demokratike në muajt e fundit.Ndërkohë të hënën, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vërejtur se në fund të filmit, Disney falënderon një varg subjektesh qeveritare në Ksinjiang, duke përfshirë byronë për siguri publike në qytetin Turpan dhe një departament të publicitetit në rajonin e ujgurëve në Ksinjang.Eksperti për Kinën, Adrian Zenz ka thënë për BBC-në se byroja për siguri publike në Turpan është e angazhuar në kampet e “riedukimit” në Kinë, në zonat ku mbahen ujgurët.

Ai ka thënë se “departamenti i publicitetit” që përmendet nga Disney, është përgjegjës për prodhim të propagandës shtetërore në këtë rajon. Besohet se viteve të fundit rreth 1 milion ujgurë janë ndaluar me forcë nëpër kampe të stilit të burgjeve të sigurisë.LEXO: Një histori e vjetër për motivimin e punonjësve nga Walt Disney.

Në disa rrjedhje të informacionit është kuptuar se të mbijetuarit e kampeve kanë thënë se të burgosurit janë të mbyllur, të indoktrinuar dhe të ndëshkuar. Këto pretendime Kina i ka konsideruar “lajme të rreme”.Mes tjerash, Zenz e ka përshkruar Disneyn si “korporatë ndërkombëtare që ka përfituar në hije të kampeve të koncentrimit”. Kongresi botëror për ujgurët ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Twitter: “Në Mulanin e ri, Disney falënderon byronë për siguri publike në Turpan, e cila ka qenë e përfshirë në kampet e internimit në Turkistanin Lindor”.Aktivisti Shawn Zhang po ashtu ka kritikuar kompaninë, duke shkruar “sa mijëra ujgurë janë vënë nëpër kampe nga byroja për siguri e Turpanit kur është filmuar Mulan atje?” Zenz pretendon se të dhënat më të hershme të punës për “riedukim” të ujgurëve në Turpan, datojnë nga gushti i vitit 2013.Në muajin qershor, ai pati lansuar një raport, i cili ka shpërfaqur të dhëna se Kina ka detyruar gratë e komunitetit ujgur që të sterilizohen apo të vendosin pajisje kontraceptive, praktikë të cilën Kina e mohon. Kina ka thënë se është duke luftuar “tri forca djallëzore” të separatizmit, terrorizmit dhe ekstremizmit në Ksinjiang dhe ka deklaruar se kampet janë shkolla vullnetare për trajnim kundër ekstremizmit.

ADVERTISEMENT

Më 2017, regjisori i filmit Mulan, Niki Caro ka postuar disa fotografi në Instagram nga kryeqyteti i Ksinjangut. Ekipi që ka qëndruar mbrapa filmit po ashtu ka thënë për një revistë se ka kaluar disa muaj në Ksinjiang për të kryer kërkime rreth lokacioneve të xhirimit.Aktivisti pro-demokracisë në Hong Kong, Joshua Wong, po ashtu ka dënuar Disneyn, duke thënë se shikuesit e filmit “janë potencialisht bashkëpunëtorë të burgosjeve masive të ujgurëve”.

Mospajtimet SHBA-Kinë për ujgurëtNë korrik të këtij viti, Shtetet e Bashkuara kanë shtuar 11 kompani kineze në listën e zezë të subjekteve që abuzojnë me të drejtat e njeriut në provincën, Ksinjiang. Departamenti amerikan i Tregtisë pati thënë se kompanitë e futura në listë të zezë, i kanë detyruar ujgurët dhe të tjerët të bëjnë punë të ndryshme. Ato përfshijnë kompani të tekstilit dhe teknologjisë, si dhe dy firma për kryerjen e analizave gjenetike, që përdoren për të shtypur grupet e pakicave.

“Pekini promovon në mënyrë aktive praktikën e qortueshme të punës së detyrueshme dhe të skemave abuzive të mbledhjes dhe analizimit të ADN-ve, për të shtypur qytetarët e saj”, pati deklaruar sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross.

SHBA-ja paraprakisht ka futur në listë të zezë edhe 37 kompani tjera kineze, për arsye të ngjashme.

Source: EVL
Previous Post

Pas 3 vitesh, artistët e Teatrit të Oberas dhe Baletit rikthehen në mjediset e reja

Next Post

Sporti hedh hapin e parë drejt bashkimit, krijohet Liga Unike e Shqipërisë dhe Kosovës

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota
Kinema

Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota

Edicioni i 24-t i Tirana International Film Festival ngre siparin sot, më 21 shtator, duke sjellë për një javë në...

by IMA Redaksia
Sht 21, 2026
“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily
Serial

“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily

Pas gjashtë sezonesh, udhëtimi i Emily Cooper po shkon drejt fundit. Lily Collins ka përfunduar xhirimet e sezonit të gjashtë...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT
Serial

“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT

Një nga serialet turke më të njohura të viteve 2000, “Lugina e Ujqërve” (Kurtlar Vadisi), është rikthyer papritur në qendër...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet
Kinema

Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet

Vetëm pak ditë pasi njoftuan se po bashkonin forcat për një film të ri shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan
Kinema

Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan

Peter Parker ka bërë atë që Hollywood-i priste prej më shumë se një dekade. “Spider-Man: Brand New Day” ka kaluar...

by IMA Redaksia
Sht 16, 2026
Next Post
Sporti hedh hapin e parë drejt bashkimit, krijohet Liga Unike e Shqipërisë dhe Kosovës

Sporti hedh hapin e parë drejt bashkimit, krijohet Liga Unike e Shqipërisë dhe Kosovës

Turi i dytë eliminator, sfidat e klubeve shqiptare vijnë ekskluzivisht në SuperSport

Turi i dytë eliminator, sfidat e klubeve shqiptare vijnë ekskluzivisht në SuperSport

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA