Pas Kelvi Kadillit edhe një tjetër konkurent braktis “Dance With Me”!

Ditën e djeshme, produksioni i “Dance With Me” publikoi listën e plotë të konkurrentëve të këtij sezoni, ku shquheshin emrat si Fiori Dardha, Xheni dhe Bernardi, Xhensila Pere, Trim Jetullahu, Rovena Stefa, Iljard Shaba, Albi Sakaj, Linda Rei e të tjerë.

Ndërkohë që sot, revista “Class” ka publikuar edhe emrin e konkurrentit që do të kërcente me transgjinoren e njohur, Linda Rei. Bëhet fjalë për modelin dhe regjisorin, Donald Braho.

Duket se kjo nuk ka zgjatur shumë sepse Blitz.al ka mësuar ekskluzivisht se Donaldi nuk do të jetë pjesë e këtij kasti. Burime pranë konkurrentit dhe produksionit kanë treguar për Blitz.al se modeli ka mospërputhje fizike me Rein, gjë që ka çuar edhe në largimin e tij nga produksioni. Nuk dihet akoma pse është zgjedhur largimi i Brahos dhe jo i Reit apo ndonjë kombinim tjetër konkurrentësh, por gjithsesi duket se ky sezon i “Dance With Me” do të sjellë me të vërtetë surpriza.

Deri në shtator, kur do të startojë edhe DWM 4, na duhet të presim. /Blitz.al/

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.