Xhemi Shehu është një prej personazheve më të njohura dhe të vjetra të ekranit Shqiptar, ku prej shumë vitesh e shohim në Top Channel.
Ndërsa është moderatore në emisionin e humorit “Portokalli” në krah të Salsano Rrapit, Xhemi tashmë ka marrë edhe një detyrë tjetër televizive në backstage, por në një format tjetër.
Mësohet se bukuroshja e ekranit, është producentja e spektaklit “E Diell”, formati i cili u rikthye përsëri në Top Channel pas disa kohësh mungesë.
Duket si një “trend” i ri ky në Top Channel, ku personazhet e njohur të tij, pas shumë vitesh eksperiencë caktohen në detyra të rëndësishme si producentë apo autorë, rast edhe i Arbana Osmanit që tashmë prej dy sezonesh është autore e programit “Dua të të Bëj të Lumtur”./IMA/