Procesi i votimit në burgun nr. 325, që njihet si qëndër votimi 1690 në KZAZ 31 ka përfunduar.
Gjithësej në këtë proces ishin 31 gra të cilat kishin të drejtë vote, kutia e së cilës do të dorëzohet në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve në orën 19.00 që është dhe orari i përfundimit zyrtar të votimit
“Procesi ka shkuar shumë mirë dhe kanë ardhur për të votuar të gjithë personat e pajisur me dokumentacion të rregullt. 31 gratë që ishin në listë për të votuar dhe kanë votuar të gjitha. Ne po presim që të vijë raporti nga KQZ-ja dhe të bëjmë dorëzimin në orën 19:00.”, është shprehur kryetari i komisionit të kësaj qëndre votimi Olti Pashaj.







