Përfundon së shpejti “Rrahje Zemre”, ja seriali që do të vijë së shpejti në ekranin e TV Klan!

Ai është një vrasës me pagesë, ndërsa ajo një doktoreshë e suksesshme. Rrugët e tyre takohen një ditë kur Asli duhet të operoje një burrë të plagosur nga Ferhati. Me pas ajo duhet të martohet me të për të jetuar. Në një botë me marrëdhënie interesi dhe ambicie për pushtet e para, një dashuri duhet të triumfoje. Por jeta e tij është shumë e errët për t’i mbijetuar një dashurie të pafajshme. A mund të bashkohen dy njerëz, ku njeri merr jetë dhe tjetri shpëton jetë?

Loading...

Dashuria është me e pakurueshmja, sepse dashuria tërheq edhe të këqinjtë, dashuria të ndryshon, të shëron… Dashuria është me ngjyra, por në këtë histori është bardh e zi.

Seriali dhe suksesi me i ri në Klan, prodhim i vitit 2018, me dy nga aktorët më të mirë në Turqi: Ibrahim Celikkol dhe Birce Akalay. “Dashuri Bardh e Zi”, premierë nga data 25 Prill 2018, ora 16:05.

Ferhat ka harruar të dashurojë sepse sytë i janë errësuar nga krimi. Ai punon si vrasës me pagesë për xhaxhain e tij, Namik. Alsi është një doktoreshë, e cila është e fokusuar të shëroje njerëz. Një grua që duhet të betohet për të “çelur” zemrën e një krimineli. Ferhat ka nevojë për një doktor t’i shpëtojë atij jetën, por edhe t’ia ndryshojë atë. Dy njerëz të cilët jeta kurrë nuk do t’i kishte vendosur në krah të njeri-tjetrit, sepse janë krejt të kundërt, si e zeza me të bardhën. Asli shikon diçka që nuk duhet të shikonte… Ferhat i jep asaj shansin të jetojë, por vetëm me një kusht, një kusht që do të ndryshojë tërësisht jetën e të dyve.

Ferhat Aslan (Ibrahim Celikkol)

33 vjeç, lindur në Bolu dhe i rritur nga babai i tij Nexhdet si një djalë i mbushur me mirësi dhe dashuri. Por në moshën 11-vjeçare Ferhati dhe e gjithë familja e tij shokohet kur shikon vrasjen para syve të babait të tij. Me jetën përpara Ferhati fillon dhe merret me punë të pista, i nxitur nga xhaxhai i tij Namiku, i cili u kujdes për të dhe familjen e tij. Ferhati humbet çdo ndjenjë njerëzore pozitive pasi futet në rrugën e errët të krimit.

Ai është krahu i djathtë i Namikut dhe personi më i besuar për të. Ai kryen të gjitha punët e pista të Namikut. Ai është i patrembur dhe i pamëshirshëm kur është e nevojshme. Ai beson se dashurinë e ka varrosur brenda zemrës së tij një herë e përgjithmonë…

Asli Çinar (Birce Akalay)

32 vjeçe e lindur në Stamboll. Ajo është brilante, një femijë i adhuruar në familje. Humbet babanë e saj kur ishte në shkollë të mesme. Kjo tragjedi godet të gjithë familjen. Ajo arrin të mbijetojë dhe të luftojë me jetën falë shpirtit të saj luftarak dhe dashurisë për jetën. Prandaj ajo zgjedh të bëhet doktoreshë e suksesshme.  Asli jeton me vëllain e saj Xhem. Ka një shpirt të pavarur, të mbushur plot jetë dhe beson se njerëzit mund të ndryshojnë me dashuri dhe përpjekje.

Kasti i aktorëve

Serialet me të ndjekur në Tv Klan

Drejtori i programacionit në Tv Klan, Albert Dumani, pohon se janë blerë edhe 2 seriale të tjerë historikë, superprodhime të 2018 dhe shumë të ndjekur me rekorde në audiencë, të cilët do të shfaqen premierë absolute në TV KLAN dhe KLAN PLUS.

Për momentin ai nuk dha detaje të tjera, por sqaroi se titujt e serialeve të rinj do të bëhen të ditur për publikun shumë shpejt.

/tvklan.al

REKLAMA
Loading...

KOMENTO