Aktorët e “Dawson’s Creek” sëbashku pas 20 vitesh! FOTO

Revista amerikane Entertainment Weekly ka bërë bashkë për herë të parë pas shumë vitesh aktorët e serialit më të ndjekur për të rinjë Dawson’s Creek, e transmetuar në televizionet e gjithë botës për rreth 6 sezone nga viti 1998-2003.

Numri i revistës në fjalë mendohet të publikohet në prill me 5 kopertina të ndryshme, një me të gjithë protagonistët dhe katër të personalizuara me disa nga aktorët. Ndërsa në web site-in e revistës janë publikuar tashmë dhe disa video dhe fotografi.

Katie Holmes, që interpretonte Joey Potter në serial është shprehur: ‘Ndër vite jemi frekuentuar me njeri-tjetrin por nuk kishim pasur mundësi të mblidheshin të gjithë bashkë’. Pervec  Katie Holmes, në mbledhjen e organizuar nga revista kanë marrë pjesë dhe aktorë të tjerë si: James Van Der Beek (Dawson Leery), Joshua Jackson (Pacey Witter), Michelle Williams (Jen Lindley), Busy Phillips (Audrey Liddell), Kerr Smith (Jack McPhee), Meredith Monroe (Andie McPhee) dhe Mary Beth Peil (Evelyn “Grams” Ryan).

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.