Erisa Zykaj, korresponde e ABC News në Bruksel, ka përjetuar ankth në mesin e shpërthimeve në Bruksel më 22 mars. Gjatë një lidhjeje telefonike ajo ka rrëfyer çastet e frikës për fëmijën e saj, të cilin bashkëshorti i gazetares ishte nisur për ta çuar në kopësht në mëngjes, ndërsa kishin ndodhur shpërthimet. E trembur, Erisa ishte përpjekur të kontaktonte në telefon me të shoqin por pa mundur, për shkak se linjat ishin të bllokuara.
‘Ai e çon gjithmonë në kopësht në mëngjes’, i tregoi ajo, mes ngashërimash, gazetares Suela Demiri, ‘dhe unë nuk po arrija të lidhesha dot në telefon, pasi të gjitha linjat ishin të bllokuara’ Shikoni videon të shpërndarë nga Lapsi.al:
Marre nga Anabel