Arta Tozaj braktis Top Channel: Ndërpreva bashkëpunimin sepse Drejtori i Informacionit ndryshoi tarifat e artikujve që më blinte

Pas disa vitesh punë si korrespondente e TCH në Bruksel, që prej një jave gazetarja e mirënjohur Arta Tozaj ka vendosur ta ndërpresi bashkëpunimin me këtë televizion. E kontaktuar nga InfoMedia Albania, për konfirmimin e lajmit dhe arsyet e largimit nga TCH, ajo është shprehur se prej dy muajsh drejtori i Departamentit te Informacionit të këtij televizioni ka ndryshuar tarifat për blerjen e lajmeve ndaj saj cila ka titullin e një gazetareje të pavarur, e regjisturar në shtetin belg me një NIPT.

Më poshtë është edhe deklarata e plotë e gazetares, dhënë ekskluzivisht për InfoMedia Albania:

Po, prej një jave nuk punoj më për Top Channel. 

Arsyet janë parimore (si rëndomtë në të tilla raste). Une jam vetëdeklaruar në Bruksel dhe kam një NIPT mbi të cilin faturoja TCH për artikujt, që blinte. Rezulton se, uniletarisht dhe pa informuar për plot dy muaj , TCH ka ndryshuar tarifat, sipas oreksit të Drejtorit te informacionit (Sokol Balla). Nëse do ishte për shkak të mundësive financiare, do kisha vazhduar të punoja për ta për një kuotë të caktuar të përballueshme e dinjitoze për kushtet e Shqipërise. Cështja qëndron se neë vend të një diskutimi qytetar për limitet e televizionit për të paguar faturat me NIPT, mora përgjigje se ky televizion, në mënyrë unilaterale dhe të padeklaruar, ndryshoi tarifat (e vendosura  në 2010), tashmë të deklaruara prej meje në sistemin Belg, në respektim të marrëveshjes dypalëshe për mostaksim të dyfishtë. Për këtë arsye, vendosa të ndërpres mardhënien e bashkëpunimit me ta. Nuk e di se si e parashikon sistemi shqiptar, por sistemi Belg, te cilit, unë  i jam nënshtruar, nuk e parashikon si ligjor një rast të tillë, madje e quan abuziv. Ndaj me gjithë respektin për ekranin, ku sherbeva me sukses deri më sot, do ishte e pandershme të vijoja punën, për së paku, në mënyrë dinjitoze. 

Në anën tjeter, më lejoni të shpreh interesin tim më të lartë mbi këtë ngjarje, e cila më lejoi të kuptoj se ne Shqipëri egziston ende një shoqëri skllavopronarësh, që nuk mund të konceptojnë për fat të keq, ende, se një gazetar ( aq më shumë pa kontrata të cfaredolloj bashkëpunimi) mund të jetë indipendent, i vetëdeklaruar në një sisitem ligjor, për të paguar me ndërgjegje të plote garancitë e domosdoshme sociale ne ushtrimin e profesionit. 

Kjo zbulon se deri me sot, korrespondentet e mundshem të TV shqiptare e kanë pare si punë te dytë të padeklaruar, duke perfituar në kurriz te sistemeve shtetërore, ku ndodhen, këtë punë, sado e fisme të jetë. Më vjen keq për këtë, kur shoh sa gazetarë të mirë prodhon ende ai treg, në nivel cilësisht të krahasueshem, jo vetëm me rajonin, por dhe vende të BE-së.e mbyll deklaratën e saj gazetarja.

Ndërkohë ky është largimi I tretë nga Departamenti I Informacionit në Top Channel, pas largimit të Klodiana Kapos (lexo ketu) e cila morri pozicionin e Kryredaktores së RTSH dhe Rovena Moçka, gazetare e politikës e cila morri një detyrë të re pranë një ministrie.

Arta Tozaj duke raportuar ne Ora News

Por Arta, nuk ka vendosur që mos të kryejë detyrën, pikërisht në momentin që ajo duhet më së tepërmi, ditën e sotme ajo ka raportuar ngjarjet tragjike në shtetin Belg, për televizionin informativ Ora News, nën rolin e një gazetareje indipendente.

InfoMedia Albania // Justin Kasaj | Ndalohet kopjimi pa autorizim nga redaksia qëndrore.