IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Përlotet Pirro Çako, zbulon historinë që fshihet pas këngës “Vendi im” të Elvana Gjatës!

by IMA Redaksia
2021/05/01
in MUZIKË
Reading Time: 3 mins read
A A
Përlotet Pirro Çako, zbulon historinë që fshihet pas këngës “Vendi im” të Elvana Gjatës!

Nëse do të duhej të përmendnim një dyshe shumë të mirë dhe të suksesshme në industrinë e muzikës, padyshim që do thoshnim Elvana Gjata dhe Pirro Çako.
Pas albumit të parë ata erdhën me albumin tjetër “Çelu” i cili mban 7 këngë që në fakt vijnë si një formë drite dhe shprese për jetën.

ADVERTISEMENT

Por si janë njohur ata të dy?

Mbrëmjen e kësaj të shtune, Elvana dhe Pirro ishin të ftuar në “Soiree” me Jonida Shehun dhe zbuluan se ka qenë Elvana ajo që e ka kontaktuar dhe gjithçka ka nisur nëpërmjet një bisede në telefon.

ADVERTISEMENT

Ndërkaq Pirro ka treguar se me këngën “Vendi im” që Elvana e ka sjellë në bashkëpunim me motrën e saj Migena Gjata, ka një lidhje më të fortë dhe emocionale.
Pirro zbuloi i përlotur dhe i emocionuar se këtë këngë e ka shkruar para 30 vitesh dhe është një dedikim për babain e tij dhe gjithmonë që do e dëgjojë këtë këngë, do t’i kujtohet ai.

“Kjo këngë ka një histori 30-vjeçare. Notat e para, strofën e parë e kam hedhur para shumë vitesh, kur nuk jetoja në Shqipëri, por jetoja në Paris dhe në ato momente jetoja afër aeroportit. Ajo ishte periudha që mua më preku shumë. I shihja avionët teksa uleshin dhe ngriheshin kaq lehtë dhe unë nuk e kisha këtë mundësi që të takoja prindërit. Më merrte malli, sigurisht edhe për miqtë dhe të afërmit. Këtu nisi. Pas shumë vitesh kur unë humba babain, fillova të mendoja që t’i dedikoja diçka. Kisha shumë dëshirë. Këto 3 vite jam munduar shumë që të gjeja diçka, që unë të ndihem krenar për atë dedikim. Me thënë të drejtën nuk e kam gjetur dot akoma dhe shpresoj që ta gjej një ditë. Kjo këngë (“Vendi im”) brenda ka dhe një pjesë për atë, sepse sa herë që unë e pyesja, sidomos pas viteve ’90 kur gjërat ndryshuan dhe ai ishte një artist që sapo kishte dalë në pension, të vjen keq që qëlloi të jetosh këtu, por ai më thoshte që jo, jam krenar që jam artist i këtij vendi. Më mbeti kjo gjë në kokë. Kjo ishte një nga arsyet që më shtyu që unë të kthehesha në Shqipëri, sepse kisha nevojë që të kisha kontakt me të dhe t’i jepja një shtysë karrierës time që ai të ndihej krenar që kishte një vazhdues. Kjo këngë (“Vendi im”) i dedikohet edhe atij, sepse unë e rikompozova. Mora atë strofë që ishte shkruar vite më parë dhe i dedikohej prindërve, malli për vendin tim. Në këtë moment e dëgjon Elvana. Ky është momenti që i them që kam shkruar diçka për babain tim në vazhdën e albumit, pa patur lidhje fare. Kjo e dëgjon këngën dhe thotë sa e bukur që është. Me kalimin e kohës zbulova që Elvana kishte dëshirë që ishte pjesë e kësaj kënge. Dhe më hodhi idenë që kishte ndërmend të bënte diçka me motrën, sepse e ajo kishte një histori të ngjashme”, është shprehur Pirro Çako.

Elvana ka treguar se në fakt kënga “Vendi im” është e preferuara e saj, madje shumë herë ka qarë me këtë këngë.

“Mund të them që është edhe e preferuara ime në fakt, se kam një dobësi shumë të madhe për këtë këngë. Thjesht kam qarë, jam rrënqethur. Në fakt unë as guxoja që t’ia thoja Pirros që do doja unë ta kisha këtë këngë, por e kuptoi Pirro vetë”, tha Elvana Gjata.

Më tej Pirro shtoi: “Pata një shkëndijë dhe i thash që Elvana kam besim që kjo këngë do të realizohet, por sa herë që do ta dëgjoj, sa herë që Migena dhe Elvana thonë vargjët e strofës së dytë, këto vajza, motra, imagjinojnë shohin njëra-tjetrën, mijëra njerëz do gjejnë veten e tyre, ndërsa unë do imagjinoj siluetën e babait tim që më shikon dhe e shikoj”

Elvana Gjata përfundoi duke thënë se në fakt është një nder i madh për të dhe motrën e saj, Migena Gjata të këndojë këtë këngë.

Source: dritare.net
Previous Post

“S’dua të humb kohën me ty”, vendimi që mori Lindita pas bisedës me Ndriçimin

Next Post

Varianti Indian i Covid 19, ekspertët: I tmerrshëm, bashkim i dy mutacioneve!

TË NGJASHME

Zyrtarizohet lista e Fest 65/ Kejsi Tola, Ardit Çuni, Orgesa Zaimi dhe “Djemtë e Detit” mes 28 artistëve në garë
MUZIKË

Zyrtarizohet lista e Fest 65/ Kejsi Tola, Ardit Çuni, Orgesa Zaimi dhe “Djemtë e Detit” mes 28 artistëve në garë

RTSH ka zbuluar zyrtarisht 28 artistët dhe grupet që do të konkurrojnë në edicionin e 65-të të Festivalit të Këngës....

by IMA Redaksia
Tet 9, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Zbulohen 20 këngëtarët e “Akordeve të Kosovës”/ Festivali i Këngës në RTK hyn në edicionin e katërt
InfoMedia Kosova

Zbulohen 20 këngëtarët e “Akordeve të Kosovës”/ Festivali i Këngës në RTK hyn në edicionin e katërt

“Akordet e Kosovës” rikthehet me edicionin e katërt në RTK, ndërsa tashmë janë zbuluar edhe 20 këngëtarët që do të...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ka nisur “Kënga Magjike 2026”/ Gjashtë artistët e parë hapin garën, ja këngët e javës së parë
MUZIKË

Ka nisur “Kënga Magjike 2026”/ Gjashtë artistët e parë hapin garën, ja këngët e javës së parë

Magjia ka nisur sërish. “Kënga Magjike 2026” hapi zyrtarisht më 13 shtator fazën e parë të konkurrimit, duke sjellë në...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
Shuhet një prej zërave më të njohur të Greqisë/ Giorgos Mazonakis ndërron jetë në moshën 54-vjeçare
MUZIKË

Shuhet një prej zërave më të njohur të Greqisë/ Giorgos Mazonakis ndërron jetë në moshën 54-vjeçare

Bota e muzikës greke është në zi. Giorgos Mazonakis, një prej këngëtarëve më të njohur dhe më të dashur të...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Sergio Hajdini rikthen një nga këngët e tij më të dashura me “Hey Si Je Ti (Rework)”
MUZIKË

Sergio Hajdini rikthen një nga këngët e tij më të dashura me “Hey Si Je Ti (Rework)”

Pas suksesit të versionit origjinal, artisti dhe producenti Sergio Hajdini vjen për publikun me “Hey Si Je Ti (Rework)”, një...

by IMA Redaksia
Qer 19, 2026
Next Post
Varianti Indian i Covid 19, ekspertët: I tmerrshëm, bashkim i dy mutacioneve!

Varianti Indian i Covid 19, ekspertët: I tmerrshëm, bashkim i dy mutacioneve!

Kremtohen Pashkët Ortodokse, pandemia sposton ceremoninë

Kremtohen Pashkët Ortodokse, pandemia sposton ceremoninë

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA