Një prej mini-rregullave të programit “Për’Puthen” është që konkurrentët të mos krijojnë asnjë marrëdhënie gjatë kohës që dalin në takime me një nga vajzat, Inën apo Antonetën.
Në rubrikën e sotme të Për’Puthen, moderatorja Nevina Shtylla, publikoi në ekran një video të cilën dikush e kishte dërguar në redaksi, ku shfaqej njëri prej djemve, Eno, teksa puthej me një vajzë në një club.

Drejtuesit e programit thanë se qëndrimi i tij është në dorë të produksionit, ndërkohë që Eno nisi të tregonte si për t’u hakmarrë se nuk ishte i vetmi që kishte thyer rregullin.
“Kjo është e vërtetë. Kam dalë me dikë dhe kam thyer rregulloren, kështu që do të pranoj çdo pasojë, por s’jam i vetmi këtu që e kam thyer këtë rregullore.”- u shpreh Eno i cili pas disa këmbënguljeve nga ana e të pranishmëve të tjerë, ai përmendi emrin e Antonetës.
“Në foto dhe me sytë e mi mund ta them drejtëpërdrejtë, që kam parë Antonetën me dikë tjetër jashtë këtij emisioni.”- vazhdoi ai, akuzë që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Antonetës, e cila mohoi të ketë një lidhje jashtë “Për’Puthen”.

Pas një debati mes tij dhe Antonetës vajzat u shprehën hapur që nuk iu pëlqeu të shihnin Enon, duke u puthur me një vajzë tjetër jashtë programit.
Në fund të diskutimit, produksioni vendosi që Eno të largohej nga “Për’Puthen”.








