IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Përse kemi nevojë për “Game of Thrones” nga Dominique Moisi

by Niko Lako
2015/04/20
in Serial
Reading Time: 4 mins read
A A
Përse kemi nevojë për “Game of Thrones” nga Dominique Moisi

Programet e njohura televizive të sotme janë bërë ekuivalente të suplementeve që filluan të shfaqen në gazeta në shekullin e 19. Serialë si “Game of Thrones” dhe “Downton Abbey”, ashtu si Balzak dhe Dikens përpara tyre, shërbejnë si një burim i argëtimit dhe ushqejnë debat. Në këtë kuptim, skenaret e televizioneve tona janë shfaqur si mjete kyçe të analizave sociale dhe politike.

ADVERTISEMENT

Të tilla mjete mund të përdoren për të kuptuar, për shembull, diferencën midis kryeministrit izraelit Binyamin Netanyahu dhe presidentit amerikan Barack Obama. Netanyahu ka ngecur ende në sezonin e tretë të “Homeland” – që është, i obsesuar me Iranin – kurse Obama, duke qenë se ka filluar të përfshijë kërcënimin e përtërirë rus në llogaritjet e tij strategjike – ka kaluar në sezonin e tretë të “House of Cards”.

Sigurisht, mundësia e krahasimeve të tilla e ka rrënjën në atë që shpesh ka në dorë famën e serive televizive: aftësinë për të ofruar një pasqyrë te një shoqëri – për të reflektuar shqetësimet dhe dëshirat e saj dhe për të krijuar një dritare përmes të cilës të huajt mund të shohin.

Konsideroni “Downton Abbey” një dramë britanike që ndjek jetët e familjes Crawley dhe shërbëtorëve të saj në shtëpinë klasike të fshatit të familjes, nga 1912 deri në mes të viteve 1920. Përse janë miliona njerëz nëpër botë – nga Europa te Shtetet e Bashkuara te Azia – kaq të tërhequr nga këto personazhe? Janë ata nostalgjikë për një kohë të dikurshme, që programi rindërton me realizëm? Apo janë ata të mahnitur nga dinamikat shoqërore që eksploron programi?

ADVERTISEMENT

Për Julian Fellowes, që krijoi seritë, shpjegimi gjendet gjetkë – në kërkimet tona për rregull në një botë kaotike. Njerëzit ndihen shumë të çorientuar sot, beson ai, saqë ata janë të tërhequr prej sferës së rregullt të “Downton Abbey”, në të cilën vendosja, e përcaktuar qartë në hapësirë dhe kohë, qeveriset me rregulla strikte.

Ndërsa shtëpia Crawley shërben si një lloj strehe për personazhet e saj, ajo mund t’i japë shikuesve të saj një dalje të parashikueshme nga e cila mund t’ia mbathin nga e tashmja e zhurmshme dhe të shmangin të ardhmen e panjohur.

Po ashtu, drama politike amerikane “House of Cards” reflekton një lloj zhgënjimi – këtë herë me politikën e Shteteve të Bashkuara. Ndërsa “The West Wing”, një dramë politike e njohur që u shfaq nga 1999 deri në 2006 që portretizoi presidencën amerikane – e mbajtur nga një lider i sofistikuar, i kultivuar dhe njerëzor – me një lloj dëshire të madhe, “House of Cards” e zhyt shikuesin në një mjedis të errët të impulseve më të këqija të njerëzimit. Te “House of Cards”, bota nuk është siç shikuesit e besojnë se duhet të jetë, por siç ata kanë frikë se është.

Kjo është e kundërta e qasjes së marrë nga drama politike daneze “Borgen”, që prezanton një kryeministër të idealizuar, Birgitte Nyborg. Por efekti është i ngjashëm. Dikush shpesh dëgjon njerëz që thonë se problemi i vërtetë me të cilën përballet Danimarka dhe në veçanti klasa e saj politike – është se kryeministrit Helle Thorning-Schmidt i mungojnë pikat e forta të Nyborg.

Duke ekspozuar sfidat themelore dhe shqetësimet me të cilat përballet një shoqëri, një seria televiziv, mundet ndonjëherë pothuajse ta parashikojë të ardhmen. Në Francë, ‘“Engrenages’ e shitur në anglisht nën titullin ‘Spiral’ – eksploron thellë gjendjen e keqe të shoqërisë franceze. Në retrospektivë, seritë duket se kanë paralajmëruar tragjeditë që tronditën vendin në janar. Në veçanti, sezoni i pestë, që u transmetua në Francë në fund të 2014, ofroi një përshkrim klinik se si të rinjtë në periferitë e Parisit shkonin në rrugën e gabuar, ndërsa portretizonte marrëdhënien midis policisë dhe superiorëve të tyre politik si cinike dhe madje luftarake. Dialogu i programit mund të kishte ardhur nga një ‘drekë pushteti’ e jetës reale parisiane.

Programi televiziv që është shfaqur si më i debatuari në kohën tonë është, pa dyshim, “Game of Thrones”, një fantazi epike mesjetare e bazuar (gjithnjë e më përgjithësisht) mbi seritë e librave bestseller të George R.R. Martin A Song of Ice and Fire. Seritë nuk janë njohur vetëm për buxhetin e madh apo rrëfimin e ndërlikuar, por edhe për koreografinë e vazhdueshme të dhunës brutale.

Studentët e politikave ndërkombëtare, veçanërisht në Kanada dhe SHBA, pyesin veten nëse programi, duke theksuar rolin e brutalitetit absolut, inkurajon një vizion ‘realist’ të botës. Mundet egërsia e shfaqur te “Games of Thrones” – përfshirë prerjet e kokave, përdhunimin dhe torturën seksuale – të kenë ndihmuar në inkurajimin e taktikave si, të themi, Boko Haram dhe Shteti Islamik? Apo munden seritë – në të cilat dhuna shpesh sjell më shumë dhunë, por jo domosdoshmërisht i jep personazheve atë që kërkojnë – në fakt nënvijëzon kufijtë e forcës?

Në një nivel më filozofik, universi i programit – një kombinim i mitologjisë së lashtë dhe Mesjetës – duket se kap përzierjen e mahnitjes dhe frikës që shumë njerëz ndjejnë sot. Në një botë fantastike, të paparashikueshme dhe të dhimbshme deri në rrënim – që është aq komplekse saqë edhe shikuesit më besnikë të programit shpesh ngatërrohen. Në këtë kuptim, është më shumë si bota në të cilën jetojmë.

Megjithëse Perëndimi nuk ka monopol në prodhimin e serive TV, ai padyshim dominon fushën – dhe si rrjedhojë e reflekton shikueshmëria botërore e programeve. Duke marrë parasysh këtë, dikush mund të pyes veten nëse liderët kinezë apo rusë po krijojnë hapësirë në axhendat e tyre të zëna për të parë seri si “House of Cards” apo “Game of Thrones” në mënyrë që të kuptojnë mentalitetin e rivalëve të tyre.

Kryekëshilltarë qeverie, të paktën, duket se e njohin vlerën e sinkronizimit. Një mik kinez së fundmi më tha se “House of Cards” ishte shumë e njohur mes elitës politike të Kinës. Atyre u shijon ideja që i kujton se politika është po aq e pamëshirshme në shtëpi, nga sa është në atdhe.

Nga Dominique Moisi

Project Syndicate-BIRN

 

Tags: Dominique MoisiDownton AbbeyGame of ThronesHouse of Cards
Previous Post

Trailer-i i parë i Aquarius, seriali event i NBC me David Duchovny

Next Post

IMA Awards 2015 | 30 Prill Shpallen fituesit

TË NGJASHME

Morena Taraku debuton në serialin e njohur turk “Kizilcik Serbeti” duke kënduar shqip
Serial

Morena Taraku debuton në serialin e njohur turk “Kizilcik Serbeti” duke kënduar shqip

Modelja dhe këngëtarja e njohur Morena Taraku ka arritur të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierën e saj artistike,...

by IMA Redaksia
Dhj 28, 2024
“100 Vjet Vetmi” i Marquez vjen si serial në Netflix. Ja kur do të jetë premiera
Serial

“100 Vjet Vetmi” i Marquez vjen si serial në Netflix. Ja kur do të jetë premiera

Netflix ka njoftuar datën e lançimit të serialit shumëpritur “100 Vjet Vetmi,” i bazuar në romanin klasik të Gabriel Garcia...

by IMA Redaksia
Tet 21, 2024
Rihapet çështja e vëllezërve Menéndez pas provave të reja: Seriali i Netflix sjell kthesë të papritur pas 28 vitesh
Serial

Rihapet çështja e vëllezërve Menéndez pas provave të reja: Seriali i Netflix sjell kthesë të papritur pas 28 vitesh

Seriali i fundit i Netflix, Monsters: The Lyle and Erik Menéndez Story, duket se ka nxitur një zhvillim të jashtëzakonshëm...

by IMA Redaksia
Tet 11, 2024
“Prokurori” seriali i shumëpritur shqiptar me aktorin hollivudian Danny Glover
Serial

“Prokurori” seriali i shumëpritur shqiptar me aktorin hollivudian Danny Glover

Episodi i parë i serialit “Prokurori” (The Prosecutor) do të shfaqet premierë në kinematë e Tiranës nga data 10 tetor,...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2024
“Familja” seriali i ri në TV Klan fillon transmetimin, zbuloni datën dhe orën!
Serial

“Familja” seriali i ri në TV Klan fillon transmetimin, zbuloni datën dhe orën!

Seriali turk “Familja,” i cili ka fituar popullaritet të madh në Turqi, tashmë do të transmetohet edhe në Shqipëri duke...

by IMA Redaksia
Sht 26, 2024
Monsters: Si përpiqet Netflix të trajtojë një çështje të bujshme të vrasjes së prindërve nga vëllezërit Menendez?
Serial

Monsters: Si përpiqet Netflix të trajtojë një çështje të bujshme të vrasjes së prindërve nga vëllezërit Menendez?

Pas suksesit të madh të “Dahmer”, Ryan Murphy dhe Netflix rikthehen me një tjetër histori të vërtetë kriminale në serinë...

by IMA Redaksia
Sht 22, 2024
Next Post
IMA Awards 2015 | 30 Prill Shpallen fituesit

IMA Awards 2015 | 30 Prill Shpallen fituesit

AMA hap procedurën për dhënien e 5 licensave kombëtare audiovizive

AMA hap procedurën për dhënien e 5 licensave kombëtare audiovizive

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA