IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Përse qeveria i la televizionet në dorë të koronavirusit!

by IMA Redaksia
2020/03/23
in AKTUALITET, TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Përse qeveria i la televizionet në dorë të koronavirusit!

Prej disa javësh, Shqipëria i është bashkuar masave ekstreme të vendeve fqinje, për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Disa prej tyre janë: izolimi në shtëpi, mbyllja e bizneseve, reduktimi i programeve televizive me dy persona në studio, pezullim i fabrikave të prodhimit etj.

ADVERTISEMENT

Përveç virusit, vendi ynë tashmë po “infektohet” në aspektin financiar. Çdo gjë është në kolaps, nuk ka më pagesa, është ulur prodhimi dhe konsumi, e për pasojë mungon qarkullimi tregtar në vend. Të gjitha këto, kanë një efekt zinxhir, që nga shoqëria, biznesi, shërbimet e deri tek mediat!

Qeveria ka bërë një lëvizje, duke propozuar një paketë ndihme financiare, për biznesin. Paketa siguron një pagë për cilindo që qëndron në shtëpi dhe e ka të pamundur të ushtrojë profesionin e tij për shkak të Covid-19.

ADVERTISEMENT

Por këtu nuk përfshihen mediat!

Le të kthehemi tek problemi i parë. Me mbylljen e bizneseve, ndërpriten reklamat e tyre. Sot që flasim, 80% e televizioneve financohen nga reklamat. Buxheti i tyre shkon në 32 milionë euro në vit, mes të cilave pjesën më të madhe e marrin televizionet. Nga këto para paguhen çdo muaj rreth 5 mijë gazetarë në të gjithë Shqipërinë, sipas statistikave të Drejtorisë së Tatimeve.

Në një situatë kur këto para mungojnë, atëherë televizionet do të mbyllen dhe gazetarët do të mbeten të papunë. Pasojat këtu do të jenë edhe më keq sesa dëmi që po sjell Covid-19!

Imagjinoni sikur televizionet të fikin sinjalin dhe qytetarët të mos kenë asnjë burim informacioni për oraret e karantinimit, për situatën e virusit, për raportimet e shkeljeve të ndryshme si vjedhje apo vrasje, për masat që duhet të marrin të infektuarit, për udhëzimet e policisë dhe ushtrisë, për rekomandimet e mjekëve etj.

Lista e shërbimeve që ofron media është shumë e gjatë. Këtu mund të shtojmë faktin, që sot ushqimi më i mirë për karantinimin është televizioni. Nëse qytetarët nuk do të kenë akses në media, atëhere situata e tyre psikologjike do të rëndohet dhe do përfundojnë të gjithë rrugëve duke thyer karantinën.

Pa media, Shqipëria shndërrohet në një anarki.

Të gjendur pa asnjë mbështetje nga qeveria, atëhere mediat do të kalojnë në ekstrem. Burime për Gazetën SHQIP, kanë bërë me dije, se në vijim televizionet do të ndërmarrin një akt të paprecedentë, duke fikur të gjithë njëherësh sinjalin televiziv. Ky do të jetë një mesazh ndaj qeverisë, për t’i bërë thirrje, që gazetarët të trajtohen njësoj si të gjithë punonjësit e tjerë në Shqipëri.

Televizionet paguajnë liçencën për transmetimin publik, paguajnë miliona euro taksa çdo vit, paguajnë sigurime shoqërore dhe çdo detyrim tatimor ndaj shtetit, atëhere përse mos të trajtohen si bizneset e tjera, që janë në vështirësi financiare.

Në vijën e parë të frontit të luftës me virusin janë mjekët, policët dhe gazetarët. Të tre kategoritë janë njësoj të rrezikuar nga Covid-19, janë në kontakt me të infektuarit dhe japin mesazhe të vazhdueshme ndaj qytetarëve. Por për policët dhe mjekët nuk do të ketë ndërprerje pagash, ndërsa për gazetarët situata financiare është e rrezikuar.

Sot, të gjitha televizionet kanë shkurtuar stafin deri në 70% të tyre. Ky është momenti më kritik, edhe sesa ai i tërmetit të 26 Nëntorit. Nëse qeveria kërkon karantinimin e medias, atëherë ky është momenti i duhur! Por vetëm më pas llogarisni pasojat…

Marrë nga Gazeta SHQIP

Tags: CoronaviruskoronavirusMedia ne Shqiperi
Previous Post

“Isha e vetme në funeralin e tij”, përlot shqiptarja që humbi të atin nga koronavirusi

Next Post

Mesazhi i deputetes së PS ku pranon se djali i saj është një nga 104 pacientët e infektuar me COVID-19

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Mesazhi i deputetes së PS ku pranon se djali i saj është një nga 104 pacientët e infektuar me COVID-19

Mesazhi i deputetes së PS ku pranon se djali i saj është një nga 104 pacientët e infektuar me COVID-19

“Mos dilni jashtë”- Doktor Pipero nga Open u bën thirrje shqiptarëve

“Mos dilni jashtë”- Doktor Pipero nga Open u bën thirrje shqiptarëve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA