Peticion kundër Dua Lipës, Izraeli kërkon ndalimin e transmetimit të këngëve të saj

Në Izrael ka nisur një peticion që kërkon që këngët e Dua Lipës mos të jepen më në radio.

Ky peticion nisi pasi këngëtarja e famshme bëri në rrjetet sociale një postim anti-izraelit, ku pretendonte se ushtarët qëllojnë fëmijë, mes pretendimeve të tjera.

Bëhet e ditur se mbi 3000 persona kanë firmosur peticionin.

“Në dritën e nxitjes kundër ushtarëve, antisemitizmi, shpifja, teoritë e komplotit dhe shtrembërimet që qëndron në postimin që këngëtarja ndau, nuk është e përshtatshme që një radio të vazhdojë të transmetojë këngët e saj,” shkruan organizata ‘Im Tirzu’ në një letër drejtuar dy ministrave.

Ndërkohë postimi i Dua Lipës që nuk u prit aspak mirë nga izraelitët është: “Ndërsa të gjithë janë në humor për të folur për të drejtat e njeriut, kjo është ajo që ndodh çdo ditë në Palestinë, e paguar nga dollarët e taksapaguesit tanë. ”Djemtë e mëdhenj të këqij të ushtrisë izraelite kënaqen plotësisht duke rrahur dhe qëlluar fëmijët,” vazhdoi postimi. “Ata madje kanë bluza që përshkruajnë një grua palestineze shtatzënë me një hapësirë ​​snajperi në stomakun e saj që lexon “1 të shtëna dy vrasje”.