IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Plas sherri online në Komisionin e Medias/ Deputeti ‘shpërthen’ keq ndaj kryetares: Qeverisë i vjen anash ti (DEBATI)

by IMA Redaksia
2020/05/05
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Plas sherri online në Komisionin e Medias/ Deputeti ‘shpërthen’ keq ndaj kryetares: Qeverisë i vjen anash ti (DEBATI)

Komisioni i Medias është ndër të paktët që edhe në kohërat e pandemisë është zhvilluar me debate dhe diskutime me tone të ashpra.

ADVERTISEMENT

E tillë ishte edhe mbledhja e djeshme online në këtë Komision, ku u diskutua struktura, organika dhe niveli i pagave të Akademisë së Shkencave. Kryetarja e këtij Komisioni nuk i kurseu akuzat në drejtim të kreut të Akademisë, Skënder Gjinushi, por fjala e saj nuk u lejua që të vijonte normalisht nga deputeti i PS, Ismet Beqiraj, dhe ish-ministrja, Mirela Kumbaro.

Këta të dy i kujtuan Dhimitrit se ishte në shkelje të rregullores, madje nuk iu kursyen ironitë në lidhje me mënyrën sesi ajo hyri në Kuvend. Edhe përgjigjja e deputetes opozitare nuk ishte më pak e hidhët.

DEBATI NË KOMISION:

Fatjona Dhimitri: Sot kemi për shqyrtim diskutimin e projektvendimit për strukturën, organikën dhe nivelin e pagave të Akademisë së Shkencave. Në momentin e marrjes së kësaj shkrese, si Komision i kemi bërë kërkesë qeverisë për efektet financiare të kësaj strukture, organike dhe niveli të pagave në ASH, e cila na është përgjigjur. Gjithashtu, i jam drejtuar me një shkresë Akademisë së Shkencave. Në përgjigjen e saj, Akademia e Shkencave thotë se nuk ka nivel të fryrë pagash, nuk ka kosto ekstra në buxhet. Ndërsa qeveria, në përgjigjen e saj, na thotë se propozimi i Akademisë së Shkencave bie ndesh me nenin 12 të ligjit 88 për buxhetin e vitit 2020, pasi numri i punonjësve të propozuar tejkalon atë të miratuar në këtë ligj dhe gjithashtu projekti shoqërohet me kosto shtesa të paparashikuara në buxhetin e institucionit për vitin 2020. Ky raport është i firmosur nga një kryetar që është i paligjshëm, pasi jo vetëm që nuk është dekretuar, por mbi të gjitha firmos dyfish paligjshmërinë, duke shkaktuar efekte financiare në buxhetin e shtetit.

Ismet Beqiraj: A mund ta marrë fjalën për procedurë, ju lutem?

Fatjona Dhimitri: Po, sigurisht, por të mbaroj unë një herë fjalën dhe pastaj do jua jap juve.

Ismet Beqiraj: Dua të flas, pasi po bëni komente si t’ju dojë ty qejfi.

Fatjona Dhimitri: Jo, nuk do flasësh.

Ismet Beqiraj: Ju lutem, mos abuzoni me detyrën se e ke tejkaluar vijën e kuqe me të dyja këmbët.

Fatjona Dhimitri: Nëse nuk të pëlqen, largohu.

ADVERTISEMENT

Ismet Beqiraj: Jo, duhet të largohesh ti dhe duhet ta kuptosh që ai pozicion të rri rëndë dhe nuk është për juve.

Fatjona Dhimitri: Kjo akademi që ti po kërkon të mbrosh, ka shkaktuar dëm në buxhetin e shtetit.

Ismet Beqiraj: Lëri se i kemi dëgjuar këto përralla të tuat.

Ismet Beqiraj: Ju lutem! Këtu po shkelet rregullorja me të dyja këmbët. Para se të fillojë diskutimi i çështjes, caktohet relatori, kjo është rregullorja. Mësojeni! Erdhët dhe do ikni nga Parlamenti e nuk do ta mësoni një ditë rregulloren. Ju këtë Komision s’e ktheni dot në një tribunë për partinë tënde

Fatjona Dhimitri: Meqë më përmende partinë, më thuaj a ka një qeveri më të fundosur dhe abuzive se qeveria juaj?

Ismet Beqiraj: Kësaj qeverie ti i vjen anës 100 herë. Me këtë mllef që keni, nuk do vini asnjëherë në pushtet.

Fatjona Dhimitri: Mua do më vinte turp po të flisja si ty

Mirela Kumbaro: Dua fjalën për procedurë. Por paraprakisht ju kërkoj që mos të më ndërpresë askush për asnjë arsye. Nuk është normale që Komisioni ynë as në kushte pandemie nuk mund të zhvilloje mbledhje të qeta. Nuk e kuptoj pse e kemi kaq të vështirë për të zbatuar një rregullore, që nuk më duket kaq e vështirë. Për të marrë fjalën, duhet të përleshemi dhe të bërtasim që nuk i shkon për shtat këtij Komisioni.

 

Source: Gazeta Panorama
Previous Post

Automjetet shumë shpejt pa autorizim: Po me transportin publik ç’do të ndodhë?

Next Post

COVID-19 ‘godet’ tregun imobilar, por jo ndërtuesit! Bregu: Çudira! Shitje-blerje nuk ka, por çmimet nuk ulen

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
COVID-19 ‘godet’ tregun imobilar, por jo ndërtuesit! Bregu: Çudira! Shitje-blerje nuk ka, por çmimet nuk ulen

COVID-19 ‘godet’ tregun imobilar, por jo ndërtuesit! Bregu: Çudira! Shitje-blerje nuk ka, por çmimet nuk ulen

Aktori i “Game of Thrones” thyen një rekord botëror | VIDEO

Aktori i “Game of Thrones” thyen një rekord botëror | VIDEO

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA