IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

“Po përgatis një surprizë për publikun shqiptar”, Ermal Meta ndan detaje nga koncerti i 17 shtatorit në “Air Albania”

by IMA Redaksia
2021/09/08
in MUZIKË
Reading Time: 4 mins read
A A
“Po përgatis një surprizë për publikun shqiptar”, Ermal Meta ndan detaje nga koncerti i 17 shtatorit në “Air Albania”

Këngëtari shqiptar, Ermal Meta do të performojë së shpejti, në datën 17 shtator në Shqipëri.

ADVERTISEMENT

Së fundmi, ai ka dhënë një intervistë për News24 ku ka treguar më shumë detaje rreth koncertit që do të mbajë më 17 shtator në stadiumin Air Albania.

Ai është shprehur se koncerti do të zgjasë rreth dy orë, teksa ka treguar se hapjen e tij do ta bëjë këngëtarja Elhaida Dani.

Ndër të tjera ai ka treguar se është duke përfunduar librin e tij të parë dhe për këtë duhet të vizitojë disa qytete shqiptare, por jo atë ku ka lindur pasi siç shprehet dhe ai me atë qyetet e lidhin kujtime të hidhura.

 

INTERVISTA PËR GAZETAREN OLA BRUKO NË NEWS24

ERMAL META: Do të vij në datën 15, tani jam ende në Itali. Mezi pres. Jam shumë i emocionuar, zakonisht nuk ndjej këtë lloj emocioni, jam mësuar, kam bërë shumë koncerte. Porn ë Shqipëri emocioni është i veçantë.

Pse ndodh?

ERMAL META: Sepse është vendi im, emocioni rritet shumë

Prenotimet kanë filluar që nga fundi i gushtit?

ERMAL META: Po më kanë thënë, ashtu e di unë. Kanë prenotuar nga Italia, Rusia, Bullgaria, Turqia. Jam shumë i lumtur për këtë.

Si do të jetë programi në 17 shtator?

ERMAL META: Programin nuk e kam vendosur ende, do të mundohem të bëj një koncert sa më të ngjeshur, me shumë këngë. Duhet respektuar dhe ora policore. Do të mundohemi ta bëjmë në mënyrën më të mirë. Do të jetë një artiste, Elhaida Dani që hap koncertin.

Kur fillon koncerti?

ERMAL META: Duhet të mbarojë më parë se ora policore. Besoj mbaron në orën 10, fillojmë në orën 8.

Do të ketë këngë shqip apo të huaja?

ERMAL META: Zakonisht unë këndoj italisht, kam mësuar të shkruaj këngë. Do të mundohem për një surprizë të vogël në shqip për publikun shqiptar.

Do të këndoj edhe këngë që kam kënduar ndër vite. Para pak muajsh ka dalë disku 4.

Do të jetë një rizgjim nga ajo që na shkaktoi pandemia?

ERMAL META: Po. Ne nuk jemi ende jashtë pandemisë. Duhet ta hedhim mbrapa, duhet dhe pak kohë. Bëra një koncert në Itali e më dukej e pabesueshme, kisha 2 vite që nuk bëja. Më dukej si diçka e largët. Edhe tani në stadium më duket si diçka e largët, por po vjen shpejt. Njerëzit duhet të zbatojnë rregullat, se pa rregulla nuk e kalojmë dot.

A patët probleme me virusin?

ERMAL META: Unë personalisht jo, por disa familjarë po, e kaluan, e morën virusin se ishte diçka e paevitueshme, as e kuptoje nga e merrje. Jemi të gjithë të vaksinuar. Jemi një çik më të qetë. Jam vaksinuar me të dy dozat.

Turin e kam në mars të vitit që vjen. Po përpunoj e shkruaj e publikoj këngë të reja. Këtu në Itali me sa shoh rruga do të jetë më e gjatë, për koncerte në vende të mbyllura.

Besoj se rruga do të jetë më e gjatë, ka një numër të lartë popullsie që nuk duan të bëjnë vaksinën. Nuk e di nëse janë shumë, apo janë pak dhe bëjnë shumë zhurmë. Unë besova, tek shkenca duhet të kemi besim. Ka njerëz që i ka pasur disa reaksione, por janë shumë vaksina që ne bëjmë është një përqindje e vogël që ka reaksion. Tek shkenca duhet të kemi besim. Na shëron shkenca.

Sa do të qëndroni në Shqipëri?

ERMAL META: 7-8 ditë, do bëj një xhiro, do vizitoj disa vende se po bëj një libër. Nuk ta them dot në cilat vende.

Do të shkoni në vendin e lindjes?

ERMAL META: Besoj do kaloj, por s’kam qejf të ndaloj se nuk kam kujtime të mira, kam kujtime të hidhura. Kam disa kujtime të hidhura aty e s’kam qejf të kaloj.

Çfarë përmban libri?

ERMAL META: Është një histori. Roman. Më vjen keq, nuk ta tregoj dot përmbajtjen.

Ju pëlqen të shkruani?

ERMAL META: Po, është komplet ndryshe nga kënga. Një këngë e mbaron brenda një kohe të shkurtër. Duhet të jetë e shkurtër dhe të përmbajë fjali me kuptim të plotë e më të madh. Pra brenda 3- 3 minutash e gjysmë kuptimi i këngës të jetë i plotë. Libri është ndryshe, e kisha të vështirë në fillim.

Ky është libri i parë?

ERMAL META: Po, libri i parë.

ADVERTISEMENT

Po kuptoj që doni të lexoni?

ERMAL META: Për të shkruar një libër thuhet se duhet të lexosh 200 libra të paktën.

Si mendoni, si ka ecur muzika, arti në Shqipëri, me ç’ritme ka ecur?

ERMAL META: Ato që kam dëgjuar në vitet e fundit, muzika ka patur një frymëzim shumë të thellë nga ajo që është në modë tani. Shumë latin, diçka që nuk i përket muzikës shqiptare. Besoj se nga ana rap, ka disa episode shumë të mira. Nga muzika pop, ka disa rrugë për të bërë. Shqiptari nga ana muzikore duhet të gjejë identitetin e tij. Identetiti muzikor shqiptar mund të ketë një dorë shumë të fortë, por duhet stërvitur, mos pësojë shumë ato modat.

A keni një këngëtar të preferuar në Shqipëri?

ERMAL META: Më pëlqen shumë Eugent Bushpepa, Elhaida Dani, kam dëgjuar një reper, nuk ja mbaj mend emrin. Më ka pëlqyer shumë. Nuk e mbaj mend emrin.

Keni ndërmend të bëni ndonjë bashkëpunim?

ERMAL META: Atë nuk e di. Do më pëlqente të niste në mënyrë spontane. Zakonisht kur bashkëpunon me një artist duhet të gjesh gjuhën e përbashkët. Duhet të lindtë diçka mes dy artistëve. Unë kam bërë bashkëpunim me artistë që kam pasur një gjuhë të përbashkët.

Projektet e ardhshme ndërkohë?

ERMAL META: Më kanë mbetur vetëm dy kapituj të librit, pastaj do nxjerr disk të ri.

P;r video intervisten kliko ketu.

Tags: Air AlbaniaErmal Metakoncert ne tirane
Previous Post

Në dasmën e Rudina Dembacaj dhe Mark Frrokut ish-burri ndoshta shkon çift: Aleksi pranon që është në lidhje

Next Post

Amenti – 09.09.2021 | Seher kap mat Jamanin me Elën

TË NGJASHME

Zyrtarizohet lista e Fest 65/ Kejsi Tola, Ardit Çuni, Orgesa Zaimi dhe “Djemtë e Detit” mes 28 artistëve në garë
MUZIKË

Zyrtarizohet lista e Fest 65/ Kejsi Tola, Ardit Çuni, Orgesa Zaimi dhe “Djemtë e Detit” mes 28 artistëve në garë

RTSH ka zbuluar zyrtarisht 28 artistët dhe grupet që do të konkurrojnë në edicionin e 65-të të Festivalit të Këngës....

by IMA Redaksia
Tet 9, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Zbulohen 20 këngëtarët e “Akordeve të Kosovës”/ Festivali i Këngës në RTK hyn në edicionin e katërt
InfoMedia Kosova

Zbulohen 20 këngëtarët e “Akordeve të Kosovës”/ Festivali i Këngës në RTK hyn në edicionin e katërt

“Akordet e Kosovës” rikthehet me edicionin e katërt në RTK, ndërsa tashmë janë zbuluar edhe 20 këngëtarët që do të...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ka nisur “Kënga Magjike 2026”/ Gjashtë artistët e parë hapin garën, ja këngët e javës së parë
MUZIKË

Ka nisur “Kënga Magjike 2026”/ Gjashtë artistët e parë hapin garën, ja këngët e javës së parë

Magjia ka nisur sërish. “Kënga Magjike 2026” hapi zyrtarisht më 13 shtator fazën e parë të konkurrimit, duke sjellë në...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
Shuhet një prej zërave më të njohur të Greqisë/ Giorgos Mazonakis ndërron jetë në moshën 54-vjeçare
MUZIKË

Shuhet një prej zërave më të njohur të Greqisë/ Giorgos Mazonakis ndërron jetë në moshën 54-vjeçare

Bota e muzikës greke është në zi. Giorgos Mazonakis, një prej këngëtarëve më të njohur dhe më të dashur të...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Sergio Hajdini rikthen një nga këngët e tij më të dashura me “Hey Si Je Ti (Rework)”
MUZIKË

Sergio Hajdini rikthen një nga këngët e tij më të dashura me “Hey Si Je Ti (Rework)”

Pas suksesit të versionit origjinal, artisti dhe producenti Sergio Hajdini vjen për publikun me “Hey Si Je Ti (Rework)”, një...

by IMA Redaksia
Qer 19, 2026
Next Post
Amenti – 09.09.2021 | Seher kap mat Jamanin me Elën

Amenti - 09.09.2021 | Seher kap mat Jamanin me Elën

Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë, 5 të vdekur dhe 1079 raste të reja në 24 orët e fundit

Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë, 5 të vdekur dhe 1079 raste të reja në 24 orët e fundit

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA