POP Channel, emisioni satirik që transmetohej çdo të shtunë pas edicionit të lajmeve në Top Channel, flitet se nuk do të jetë pjesë e sezonit të ri në ketë ekran.
Formati në 30 minuta kohë televizive, sillte me humor dhe satirë realitete nga jeta jonë nëpërmjet edicionit te lajmeve abstrakte plot ironi të kanalit të pagëzuar Pop Channel.
Thuhet që ky emision do të kalojë në kanalin T të Digitalb pa ndryshuar formulën bazë.