IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Matteo Campese: Agon Channel ku është kontrata ime?! – Kronikë e një “shansi” të humbur nga të gjithë

by Niko Lako
2015/09/04
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
Matteo Campese: Agon Channel ku është kontrata ime?! – Kronikë e një “shansi” të humbur nga të gjithë

Një staf prej mbi 60 profesionistësh shqiptarë dhe italianë, një juri e përbërë nga seks-simboli, Martina Stella, aktori Salvatore Esposito dhe këngëtarja që gjatë këtij edicioni përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, Elhaida Dani. Chance (Shansi), nën prezantimin e një prej ikonave të versionit modern të RAI-t, Veronica Maya dhe me autor një nga më të mirët e fushës, Massimo Righini, është padyshim një nga prodhimet televizive më serioze dhe low cost që është prodhuar ndonjëherë në territorin e vendit tonë. Një talent show i konceptuar për publikun përtej Adriatikut nga simotra italiane e Agon Channel, me studiot në Fushë-Mëzez.

ADVERTISEMENT

Ajo çka i premtonte Francesco Becchetti personit që do të mund të fitonte këtë talent – show multidisiplinor ishte vetë “ëndërra shqiptare”, një kontratë pune 1-vjeçare në Agon Channel ITALIA. Ndoshta për këtë arsye dhe audicionet e bëra në të gjithë italinë patën një dyndje të jashtëzakonshme njerëzish nga të gjitha grupmoshat. 8000 persona janë bërë tashmë arkivë e Agon Channel. Me zë dhe figurë.

Pas një sërë audicionesh ditore që shkonin në transmetim çdo ditë dhe me zbarkimin e Massimo Righinit në studiot e Agon Channel, u vendos që të përzgjidheshin 50 finalistë për netët finale që do të shkonin në transmetim gjatë të premteve mbrëma. Gjithçka shkoi vajë, pati dhe një finale që konkuronte drejtpërdrejt finalen e Amici-t të Maria De Filippi. Më 5 qershor të këtij viti, fituesi i edicionit të parë dhe të fundit të Chance ishtë Matteo Campese, me kategorinë e prezantuesve. Në fakt Campese e fitoi lehtë zemrën e publikut përtej detit dhe falë kësaj fitoi dhe “shansin” e madh të bëhej pjesë, ME KONTRATË, e Agon Channel Italia.

Por Shansi nuk i buzëqeshi më vetë pronarit suprem të kompanisë, Francesco Becchettit. Vetëm tre ditë pas përfundimit të Chance, Prokuroria e Tiranës e shpalli në kërkim (ndoshta ndërkombëtar) dhe natyrisht urdhëroi sekuestron e të gjithë aseteve të këtij të fundit në Tiranë, duke përfshirë këtu dhe televizionin Agon Channel. Nga të gjithë mediat në vend u përfol për para të pista apo sulm qeveritar, e vërtetë absolute është vetëm një: Matteo Campese nuk e pati kurrë në dorë kontratën e premtuar.

Gjithashtu, pikërisht këto ditë, Matteo Campese është prononcuar për mediat italiane se e kupton situatën e vështirë të kanalit televiziv por ende nuk e ka të qartë çfarë po bëhet me kontratën e tij. Premtimi mbetet premtim.

1-MATTEO

“Nuk e di nëse Agon Channel do të bëhet tym, ajo që di është se personi me të cilin isha në kontakt, Righini, është larguar dhe tashmë në vend të tij është një grua që nuk e kam pare kurrë…”- deklaron Campese për një portal online.

Nga burime të brendshme mësohet se gruaja në fjalë me siguri nuk është një nga administratorët e caktuar nga shteti por pjesë e stafit drejtues të ngahershëm. Administratorët e shtetit mbeten nominal dhe të dizinteresuar ndaj rutinës së punës, punë e cila ende vazhdon. Nga ana tjetër autori i programit dhe drejtori i “Agonit italian” (i pagëzuar nga kolegët e tij shqiptarë si “super drejtori”), Massimo Righini ka deklaruar më herët në faqen e tij personale në facebook se kontrata e tij me Agon Channel Italia ka përfunduar më 15 korrik. Një telash tjetër ky për Agon Channel, si një stivë personazhesh televizivë të njohur, por djerrë në risi dhe ide për të rritur audiencën e pakët.

ADVERTISEMENT

“Kam njohur shumë njerëz plot me talent dhe entuziazëm të cilët do më mungojnë. I falenderojë një e nga një dhe i uroj më të mirën, pikërisht atë që meritojnë. Kontrata ime me Agon Channel Italia ka përfunduar, siç parashikohej, më 15 korrik…6 muaj punë e fortë, eksperimentesh, mbledhjesh, udhëtimesh, telefonatash dhe zbulimesh…”– shkruan mes të tjerash Righini.

Por Righini nuk ka lënë pa vlerësuar aftësitë dhe afrimitetin e kolegëve të tij (në shumicë) shqiptarë. Këta të fundit bëhet me dije se një pjesë janë larguar nga puna në mënyrë arbitrare me zgjidhje kontrate të njëanshme, nga vetë kompania, dhe pa një motiv zyrtar, pa justifikim dhe jo nga “administratorët” e shtetit shqiptar. Ndërsa të tjerë, ata të pakët që ende i rezistojnë “sulmit qeveritar” vazhdojnë punën pa u paguar, tashmë prej 4 muajsh. Përtej trysnisë që krijon psikoza e sulmit qeveritar, me dhjetra profesionistë të fushave të ndryshme vazhdojnë ende të vuajnë dhe heshtjen maniakale të Becchettit, i cili, qysh prej ditës kur iu bënë publike akuzat, nuk ka denjuar asnjëherë të vetme të prononcohet publikisht për rrjetin televiziv që ndërtoi me aq bujë dhe me plot 40 milionë euro. “Pa asnjë pikë kredie!”. Ndoshta tremb borxhi ndaj këtyre punonjësve, qindra mijëra euro për qindra profesionistë dhe punëtorë të të gjitha fushave.

Vetëm një ditë pas publikimit të lajmit nga mediat në vend se Prokuroria zgjat me 3 muaj hetimet ndaj Becchettit me motivacion “mos marrja në dijeni e biznesmenit italian në lidhje me akuzat e ngritura”, duket qartë se “shansi” që punonjësit të likuidohen plotësisht shtyhet përtej muajit dhjetor. Pra, në total mbi 7 muaj administrim shtetëror në letër, asnjë pagë dhe vetëm shpresë që shqiptohet nga gojë drejtuesish “BeKetian”, stoik, nga mure koridoresh. Gjithashtu më herët vetë Prokuroria e Tiranës e humbi “shansin” për “t’i dhënë dijeninë” Becchettit, me 8 gusht, kur vetë sipërmarrësi italian bënte paradë publikisht dhe përshëndeste mijëra tifozë londinezë në stadiumin e Leyton Orient Football Club.

“Shansin” për të treguar profesionalizëm, integritet moral dhe një model mediatik “ndryshe” nga macja e zezë dhe e vetmuar Agon Channel, e humbi dhe vetë portali online (i rradhës) që në mënyrë të turpshme publikoi listën e plotë të qindra punonjësve, si potencial evazorësh kriminal. Qoftë kjo një inside job i vetë Agon Channel apo marrëzi “gojore” qeveritare, fakt mbetet mënyra se si u pilotua politikisht kjo listë: Armë reaksionare në duart e disa skorjeve moniste, pa “shans” historik.

Erion Nako

 

Tags: Agon ChannelMassimo RighiniMatteo Campese
Previous Post

Shqipëri-Danimarkë : A do të jetë ndeshja falas për të gjithë në Digitalb ?

Next Post

Pop Channel nuk do të transmetohet më në Top Channel

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Pop Channel nuk do të transmetohet më në Top Channel

Pop Channel nuk do të transmetohet më në Top Channel

Një tjetër aktor i bashkohet ‘Games of Thrones’

Një tjetër aktor i bashkohet 'Games of Thrones'

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA