Premier League, në rënie audienca televizive gjatë këtij sezoni

498499999KT00049_Chelsea_v_

Të dhënat e publikuara nga agjencia Bloomberg, në të vërtetë, janë alarmante për gjithë Premier League-n. Tani, në mes të sezonit, shikueshmëria është në rënie të ndjeshme, me 11 për qind më pak krahasuar me vitin e kaluar.

Tendenca në rënie nuk ka të bëjë me mungesën e skuadrave të mirënjohura si Newcastle apo Aston Villa, të cilat u rrëzuan në Championship një sezon më parë.

 

Grafik 1

Rënia është më shumë se 10 për qind krahasuar me sezonin e kaluar, por shkon deri në 22 për qind krahasuar me sezonin 2010-2011.
Këtë sezon, pavarësisht një kampionati shumë të luftuar (6 skuadra në luftë për pjesëmarrje në Champions League) në aspektin e shikueshmërisë situata vazhdon të jetë në rënie.

Nëse shikojmë më në detaje platformat televizive, është Sky ajo që sheh rënien më të madhe me një mesatare teleshikuesish me 13 për qind krahasuar me sezonin e kaluar dhe 25 për qind më pak se në 2010-n.

Ndërsa BT Sport ka një rritje 3 për qind, edhe sepse kjo platformë televizive ka fituar të drejtën e transmetimit të fashës orare më të mirë d.m.th. të ndeshjes së të shtunës në orën 17:30 (me orë lokale) e cila vjen menjëherë pas ndeshjeve që tradicionalisht luhen në orën 15:00 (ora lokale).

Grafik 2

Kjo situatë mund t’i detyrojë platformat televizive, të rishikojnë strategjitë e tyre.
Kampionati Anglez, që deri dje ka përfaqësuar modelin perfekt dhe më fitues për sa i përket shitjeve të të drejtave televizive, po merr tanimë një drejtim krejt të ri.

Grafik 3

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.