Startimi i formatit më të ri entertainment në Top Channel, “Pa Limit”, ka patur edhe kuriozitetin e shikuesve. Sipas të dhënave të interesit nga Google, Top Channel si gjithmonë vazhdon të jetë në një betejë të fortë me TV Klan.
Sipas statistikave në orarin 20.00-23.00, kulmi i kërkesave për Televizionin Klan ka qënë ora 20.15 dhe 10.05 gjatë transmetimit të serialit dramatik turk “Fate të Kryqëzuara.” Ndërsa në orën 21.00, fashë orari që fillonte edhe startin e puntatës së parë të “Pa Limit”, fansat e ekranit kanë patur interes më të gjerë ndaj Top Channel, duke ulur interesin ndaj Klan.
Vizion Plus renditet i treti përsa i përket shikueshmërisë gjate gjithe fashes se statistikave, e ndërsa RTSH si televizioni ne vendin e fundit ndër katër ekranet kombëtare shqiptare.
/www.imalbania.com/
Shenim Ky nuk është një matës i mirëfilltë audience por një statistikë e përafërt se cili ekran ka qënë më i ndjekur nga shqiptarët bazuar në statistikat që Google ofron.








