IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Prezantohet iPhone 13, njihuni me risitë e modelit të ri!

by IMA Redaksia
2021/09/15
in MOBILE
Reading Time: 3 mins read
A A
Prezantohet iPhone 13, njihuni me risitë e modelit të ri!

Në eventin e organizuar në ditën e sotme, Apple prezantoi shumë produkte, ku më kryesorët ishin iPhone-t e rinj.

ADVERTISEMENT

Apple ka vendosur të ruajë të njejtat përmasa që u përdorën në gjeneratën e kaluar të smartphone-ve, ku iPhone 13 Mini është versioni më kompakt me ekran 5.4 inç, iPhone 13 me ekran 6.1 inç ndërsa iPhone 12 Pro dhe Pro Max me ekrane 6.1 dhe 6.7 inç respektivisht. Opsionet e memories së brendshme janë rritur këtë vit, ku opsioni më i ulët fillon nga 128GB. Gjithashtu një gjë që vihet re në të gjitha pajisjet është prania e një notch-i 20% më të vogël se në gjeneratën e mëparshme.

Këto dy pajisje fuqizohen nga proçesori i ri A15 Bionic, i cili është më i shpejtë dhe më efiçient se proçesori i gjeneratës së kaluar. Jetëgjatësia e baterisë në këtë gjeneratë është përmirësuar, dhe bateria e iPhone 13 Mini do të jetë në gjendje të zgjasë 1.5 orë më tepër se iPhone 12 Mini, ndërkohë që bateria e iPhone 13 do të zgjasë 2.5 orë më tepër se ajo e iPhone 12.

Përmirësimi kryesor në këto pajisje është në sektorin e kamerave, ku është përfshirë teknologjia e kamerave që ofrohej në iPhone 12 Pro Max. Sensori i kameras wide 12MP është 47% më i madh, duke bërë të mundur futjen e më tepër drite në sensor. Këto pajisje do të ofrojnë dhe “cinematic mode”, e cila bën të mundur ndërrimin e fokusit në mënyrë inteligjente gjatë videos.

Apple premton gjithashtu performancë të përmirësuar të rrjetit 5G. iPhone do të suportojë këtë rrjet në më tepër se 60 vende deri në fund të këtij viti. Çmimet iPhone 13 Mini dhe iPhone 13 do të fillojnë nga $699 dhe $799.

Më në fund Apple vendosi që të përfshinte teknologjinë ProMotion 120Hz në pajisjet e saja premium. Kjo teknologji bën të mundur lëvizjen midis 10-120Hz në bazë të përmbajtjes që shfaqet në ekranin tuaj 6.1 ose 6.7 inç.

iPhone 13 Pro dhe 13 Pro Max janë të pajisura me 3 kamera në pjesën e pasme. Kamera wide duhet të ofrojë një performancë të përmirësuar në situatat ku ndriçimi është i ulët falë sensorit më të madh, ndërkohë që kamera telephoto tashmë zmadhon 3x. Një opsion i shtuar është dhe modaliteti Macro, përmes së cilës mund të fotografoni subjekte vetëm 2cm larg. Në sektorin e videove, ofrohet regjistrimi në formatin 4k/30fps ProRes.

ADVERTISEMENT

Bateria e iPhone 13 Pro zgjat 1.5 orë më tepër se 12 Pro, ndërkohë që ajo e 13 Pro Max rreth 2.5 orë më tepër se 12 Pro Max. Ngjyrat në të cilat këto pajisje do të ofrohen janë: graphite, gold, silver dhe light blue, ndërkohë që çmimet fillojnë nga $999 dhe $1,099.

Tags: Iphone 13
Previous Post

“Kosherja” rikthehet në ABC, ja kur do të nis sezoni i ri!

Next Post

iPhone 13 vs. iPhone 12: të gjitha ndryshimet!

TË NGJASHME

Apple ndryshon iPhone-in pas gati 20 vitesh/ Prezantohet iPhone Duo, modeli i parë që paloset
MOBILE

Apple ndryshon iPhone-in pas gati 20 vitesh/ Prezantohet iPhone Duo, modeli i parë që paloset

Pas vitesh spekulimesh, Apple ka hyrë zyrtarisht në tregun e telefonave të palosshëm. Kompania prezantoi sot iPhone Duo, iPhone-in e...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Starlink Mobile vjen në Shqipëri, internet direkt nga sateliti në celular pa pajisje shtesë
MOBILE

Starlink Mobile vjen në Shqipëri, internet direkt nga sateliti në celular pa pajisje shtesë

Shqipëria pritet të jetë ndër tregjet e para europiane ku Starlink do të lidhet drejtpërdrejt me telefonat celularë, pa pasur...

by IMA Redaksia
Sht 3, 2026
TikTok rikthehet në Shqipëri: Platforma hapet sërish pas një viti
MOBILE

TikTok rikthehet në Shqipëri: Platforma hapet sërish pas një viti

Pas një periudhe të gjatë të ndalimit, TikTok ka rikthyer aksesin në Shqipëri. Vendimi është njoftuar në një komunikatë zyrtare...

by IMA Redaksia
Shk 4, 2026
One Macedonia merr licencën kombëtare dhe hyn zyrtarisht si operatori i tretë celular në Maqedoninë e Veriut
MOBILE

One Macedonia merr licencën kombëtare dhe hyn zyrtarisht si operatori i tretë celular në Maqedoninë e Veriut

One Macedonia, degë e grupit hungarez 4iG Group, ka marrë zyrtarisht licencën kombëtare për operim si operatori i tretë mobil...

by IMA Redaksia
Jan 23, 2026
Autoriteti Italian i Konkurrencës hap hetim për blerjen e Vodafone Italia nga Swisscom
MOBILE

Autoriteti Italian i Konkurrencës hap hetim për blerjen e Vodafone Italia nga Swisscom

Autoriteti Italian i Konkurrencës (Autorità Garante della Concorrenza e del Mercato) ka nisur një hetim të thelluar për të vlerësuar...

by IMA Redaksia
Sht 12, 2024
WhatsApp sjell një risi që ruan privatësinë e të gjithëve!
MOBILE

WhatsApp sjell një risi që ruan privatësinë e të gjithëve!

Aktualisht, kontaktet tona në WhatsApp ruhen ashtu siç i kemi të regjistruara në rubrikën tonë telefonike. Pasi t’i kemi regjistruar...

by IMA Redaksia
Gus 25, 2024
Next Post
iPhone 13 vs. iPhone 12: të gjitha ndryshimet!

iPhone 13 vs. iPhone 12: të gjitha ndryshimet!

Refuzohet ekstradimi në Shqipëri, lirohet nga burgu Fjolla Morina

Refuzohet ekstradimi në Shqipëri, lirohet nga burgu Fjolla Morina

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA