IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Publikohen nominimet e edicionit të ’79 të Golden Globe

by IMA Redaksia
2021/12/22
in Uncategorized
Reading Time: 3 mins read
A A
Publikohen nominimet e edicionit të ’79 të Golden Globe

Janë bërë të ditura nominimet për edicionin e 79-të të ceremonisë shpërblyese, “Globi i Artë”, ani pse ato nuk u festuan në formën tradicionale për shkak të polemikave që e rrethojnë këtë ceremoni.

ADVERTISEMENT

Shoqata e gazetarëve të huaj e cila e organizon këtë ngjarje, vjetëve të fundit ka qenë shënjestër e kritikave të ashpra por me vend, për shkak të mungesës së diversitetit në mesin e anëtarëve të kësaj shoqate, dhe listës së artistëve të nominuar për këtë çmim që dikur konsiderohej prestigjioz e që ka për qëllim t’i nderojë projektet më të mira filmike dhe televizive.

Sidoqoftë ndër projektet filmike dhe televizive që po e kryesojnë listën sivjet me më së shumti nominime janë, “The Power of the Dog” dhe “Belfast”, me nga shtatë nominime gjithsej, drama e kanalit HBO, “Succession” dhe projektet e platformës “Apple Tv+”, “Ted Lasso” dhe “The Morning Show”.

Reperi i famshëm amerikan, Snoop Dogg, ishte ai i cili i lajmëroi nominimet e ceremonisë së ardhshme “Globi i Artë”.

Në mesin e yjeve dhe projekteve filmike që arritën të nominohen janë: “Cyrano”, “Don’t Look Up”, “Licorice Pizza”, “Tick, Tick … Boom!” dhe “West Side Story”, që garojnë për çmimin “Filmi më i mirë komedi apo mjuzikëll”. Në kategorinë për dramën më të mirë, sivjet garojnë filmat “Belfast”, “CODA”, “Dune”, “King Richard” dhe “The Power of the Dog”.

Sa i përket aktorëve që sivjet janë nominuar për çmimin “Aktori më i mirë në dramë”, janë yjet: Mahershala Ali, Javier Bardem, Benedict Cumberbatch, Will Smith dhe Denzel Washington. Kurse në kategorinë “Aktori më i mirë në komedi apo mjuzikëll” të nominua janë, Leonardo DiCaprio, Peter Dinklage, Andrew Garfield, Cooper Hoffman dhe Anthony Ramos.

Ndër aktoret që garojnë për çmimin “Aktorja më e mirë në dramë”, janë: Jessica Chastain, Olivia Colman, Nicole Kidman, Lady Gaga dhe Kristen Stewart. Kurse për kategorinë “Aktorja më e mirë në komedi dhe mjuzikëll”, të nominuara janë: Marion Cotillard, Alana Haim, Jennifer Laërence, Emma Stone dhe Rachel Zegler.

Regjisorët që sivjet garojnë për çmimin “Regjisori më i mirë” janë: Kenneth Branagh me filmin “Belfast”, Jane Campion me filmin “The Power of the Dog”, Maggie Gyllenhaal me filmin debutues “The Lost Daughter”, Steven Spielberg me “West Side Story” dhe Denis Villeneuve me filmin hit të arkave filmike, “Dune”.

ADVERTISEMENT

Filmat e animuar që sivjet kanë marrë nominim për çmimin “Globi i Artë” janë: “Encanto”, “Flee”, “Luca”, “My Sunny Maad” dhe “Raya and the Last Dragon”.

Kategoritë tjera që marrin vëmendje të madhe të publikut, sidomos vjetëve të fundit, janë ato që i nderojnë projektet dhe aktorët më të mirë në televizion.

Në kategorinë “Seriali më i mirë dramë” garojnë projektet e famshme televizive: “Lupin”, “The Morning Show”, “Pose”, “Succession” dhe hiti i Netflixit nga Korea Jugore, “Squid Game”. E për çmimin “Seriali më i mirë komedi dhe mjuzikëll” janë nominuar projektet: “The Great”, “Hacks”, “Only Murders in the Building”, “Reservation Dogs” dhe “Ted Lasso”.

Aktorët që sivjet garojnë për çmimin “Aktori më i mirë në serial dramatik” janë: Brian Cox, Lee Jung-jae, Billy Porter, Jeremy Strong dhe Omar Sy, ndërsa në kategorinë për performancën më të mirë komike të nominuar janë aktorët: Anthony Anderson, Nicholas Hoult, Steve Martin, Martin Short dhe triumfuesi i vitit të kaluar Jason Sudeikis.

Në kategorinë “Aktorja më e mirë në serial dramatik” janë nominuar yjet: Jennifer Aniston, Uzo Aduba, Christine Baranski, Elisabeth Moss dhe Mj Rodriguez. Ndërsa garën për çmimin “Aktorja më e mirë në serial komik apo mjuzikëll”, e kryesojnë aktoret: Hannah Einbender, Elle Fanning, Issa Rae, Tracee Ellis Ross dhe Jean Smart.

Kanali NBC që ka shërbyer si transmetues i kamotshëm i ceremonisë shpërblyese “Globi i Artë”, ka njoftuar se nuk do ta transmetojë edicionin e vitit 2022 sepse ndryshimet e përmasave të këtilla kërkojnë kohë dhe shumë punë e angazhim.

Organizatorët megjithëkëtë e kanë caktuar datën e ndarjes së çmimeve për 9 janar, por ende nuk kanë ndarë hollësi rreth mënyrës së si planifikojnë ta organizojnë këtë ngjarje, ku do të mbahet ajo apo si do të shfaqet për publikun e gjerë.

Previous Post

Nga Marina e Luana, Ami dhe Ermali, te Bora Zemani, sa e kanë rrogën VIP-at shqiptarë

Next Post

Plas keq sherri në ‘Big Brother VIP’/ Einxhel del kundër Beniadës që ndihmon banorët që po rrinë jashtë, nevrikoset Antonela: Mos bëj komente pa lidhje! (REPLIKAT)

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video
Uncategorized

Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video

Shtatori sjell një valë të re premierash në platformat streaming. Nga rikthimi i The Gentlemen dhe kapitulli i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani
MUZIKË

Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani

Kënga solo e Victoria Beckham, “Not Such an Innocent Girl”, e publikuar për herë të parë në vitin 2001, është...

by IMA Redaksia
Jan 24, 2026
UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë
Uncategorized

UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë

Tiranë, 19 qershor 2025 – Për herë të parë në Shqipëri, studentë nga 12 universitete publike dhe jopublike u përfshinë...

by IMA Redaksia
Kor 23, 2025
Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën
Uncategorized

Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën

https://www.youtube.com/watch?v=VJ-9c3aNxE0

by IMA Redaksia
Qer 6, 2025
Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!
Uncategorized

Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!

Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda...

by IMA Redaksia
Tet 20, 2024
Next Post
Plas keq sherri në ‘Big Brother VIP’/ Einxhel del kundër Beniadës që ndihmon banorët që po rrinë jashtë, nevrikoset Antonela: Mos bëj komente pa lidhje! (REPLIKAT)

Plas keq sherri në ‘Big Brother VIP’/ Einxhel del kundër Beniadës që ndihmon banorët që po rrinë jashtë, nevrikoset Antonela: Mos bëj komente pa lidhje! (REPLIKAT)

AMANETI | Ikbal përpiqet të paralizojë përjetë Seherin

AMANETI | Ikbal përpiqet të paralizojë përjetë Seherin

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA