IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Publikohen studimet që tregojnë se shkollat nuk janë burim infektimi të Covid-19

by IMA Redaksia
2020/10/23
in Uncategorized
Reading Time: 3 mins read
A A
Publikohen studimet që tregojnë se shkollat nuk janë burim infektimi të Covid-19

Shkollat nuk luajnë rol të madh në përhapjen e Covid-19. Studimet e fundit në Gjermani dhe Norvegji, si dhe dy rishikime që përqendrohen në arsimin global, tregojnë që mbyllja e shkollës do të rrezikonte që më shumë nxënës të mbeteshin prapa dhe të kufizonin prindërit për t’u kthyer në punë.

ADVERTISEMENT

“Mësimi normal duhet të vazhdoj sa më gjatë që të jetë e mundur”, tha ministrja e Gjermanisë, Franziska Giffey, javën e kaluar, duke mirëpritur një studim që tregoi se fëmijët nuk janë burime të infeksionit”.

Hulumtimi vjen në një kohë kur drejtuesit po përpiqen të përballojnë presionet e shkaktuara nga karantinimi i personelit dhe studentëve të infektuar, gjithashtu dhe rasteve të dyshuara. Shifrat zyrtare të martën treguan se 46 përqind e shkollave të mesme angleze kishin të paktën një nxënës të izoluar për shkak të kontaktit të mundshëm me një rast të koronavirusit në klasë.

Studimet gjermane përfshijnë një analizë të botuar javën e kaluar nga Instituti i Ekonomisë së Punës (ILE) në Bon që zbuloi se numri i rasteve të reja në vend nuk ishte rritur kur shkollat u rihapën, por pas pushimeve të verës. Ingo Isphording, Marc Lipfert dhe Nico Pestel, autorët e raportit, zbuluan se numri i rasteve të konfirmuara rishtazi u zvogëlua gradualisht në shtetet gjermane që rihapën shkollat, krahasuar me ato që nuk i hapën.

“Ky rezultat sigurisht që është në kundërshtim me pritjet tona”, tha Z. Isphording.

Gjermania ka parë një rritje të madhe të infeksioneve të reja në javët e fundit, por një sondazh i ministrive të arsimit në 16 shtetet e Gjermanisë, arriti në përfundimin se nuk kishte prova që shkollat ishin burim infektimi.

Studimi zbuloi se që kur shkollat ishin rihapur, vetëm 0,04 përqind e nxënësve ishin infektuar në shtetin e Nordrhein-Westfalen ose 853 nga rreth 2 milion nxënës. Schleswig-Holstein dhe Bavaria gjithashtu kishin një normë prej 0,04 përqind, ndërsa ajo e Berlinit ishte pak më e lartë në 0,07 përqind.

Një studim norvegjez zbuloi se shumica e rasteve të raportuara në shkolla kanë ndodhur në mes të nxënësve të infektuar në shtëpi. Studiuesit ia atribuan nivelet e ulëta të infeksionit në shkollat gjermane të anketuara masave të rrepta të higjienës, përfshirë mbajtjen e maskës, mësimin në grupe të vogla dhe testimin e shpejtë, e karantinimin e klasave, ku një student ose mësues kishte rezultuar pozitiv.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Norvegjisë tha se midis qershorit dhe tetorit, një analizë e burimit të infeksioneve tregoi se shumica e rasteve të raportuara në shkollat e saj ndodhën midis nxënësve të infektuar nga të rriturit në familjet e tyre sesa të tjerët në shkollë.

Një vlerësim i hulumtimit të botuar mbi infeksonet nga Covid-19 në shkollë në të gjithë botën nga akademikët në Universitetin Edinburg këtë muaj, i cili nuk është rishikuar nga kolegët, tha se cilësia e provave mbetet e dobët, por që nivelet e infeksionit në shkolla ishin të ulëta në përgjithësi dhe më të ulëta mes nxënësve sesa stafit.

ADVERTISEMENT

Gjetjet pasqyrojnë dy studime të kryera nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, të cilat arritën në përfundimin se shumica e fëmijëve nuk zhvillojnë simptoma dhe ka pak mundësi të transmetimit në shkollë.

Sidoqoftë, studimet nxjerrin në pah vështirësinë e identifikimit të mekanizmave të saktë të transmetimit për Sars-Cov-2.

Gwen Knight, një profesor në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, e cila është duke përpiluar një bazë të dhënash të raporteve të infektimeve “mbizotëruese” në të gjithë botën, tha se ajo deri më tani kishte identifikuar relativisht pak incidente brenda mjediseve arsimore.

 

Source: Gazeta Tema
Previous Post

Kryebashkiaku Veliaj jep lajmin se kur nis ndërtimi për pallatet e reja në Kombinat dhe te “5 Maji” për familjet e prekura nga tërmeti

Next Post

Të dielën do të flemë 1 orë më shumë, akrepat shkojnë 60 minuta pas

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video
Uncategorized

Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video

Shtatori sjell një valë të re premierash në platformat streaming. Nga rikthimi i The Gentlemen dhe kapitulli i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani
MUZIKË

Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani

Kënga solo e Victoria Beckham, “Not Such an Innocent Girl”, e publikuar për herë të parë në vitin 2001, është...

by IMA Redaksia
Jan 24, 2026
UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë
Uncategorized

UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë

Tiranë, 19 qershor 2025 – Për herë të parë në Shqipëri, studentë nga 12 universitete publike dhe jopublike u përfshinë...

by IMA Redaksia
Kor 23, 2025
Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën
Uncategorized

Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën

https://www.youtube.com/watch?v=VJ-9c3aNxE0

by IMA Redaksia
Qer 6, 2025
Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!
Uncategorized

Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!

Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda...

by IMA Redaksia
Tet 20, 2024
Next Post
Të dielën do të flemë 1 orë më shumë, akrepat shkojnë 60 minuta pas

Të dielën do të flemë 1 orë më shumë, akrepat shkojnë 60 minuta pas

Huawei prezanton modelin e ri të telefonit Mate 40

Huawei prezanton modelin e ri të telefonit Mate 40

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA