“Fatmagyl”, një ndër serialet më të shikuar në Turqi disa vite më parë, ndër serialet turk të parë në Shqipëri i cili rrëmbeu zemrat e shikuesve me historinë që trajtonte ka arritur që të fitojë famë edhe në Amerikës Latine.
Pas sigurimit të të drejtave të transmetimit në Meksikë, një vend tjetër latin do të shfaqi serialin dramatik. Është pikërisht Puerto Riko, ku WAP Tv ka blerë të drejtat e transmetimit të “Fatmagyl”
“Fatmagyl” trajton historinë e një vajze e cila ishte përdhunuar nga një grup miqsh të të dashurit të saj, ku paragjykimet e banorëve nuk e linin të ecnin përpara. Megjithse ajo ia doli të thyente gjithçka dhe të ecte përpara për të kapërcyer të shkuarën.
Seriali është transmetuar në Shqipëri, në televizionin e mbyllur “Albanian Screen” si edhe në Kosovë, në RTV21.
InfoMedia Albania // Justin Kasaj | Ndalohet kopjimi pa autorizim