Keni një televizor “smart” dhe përdorni Skype për të folur me miqtë dhe të afërmit tuaj? Epo jo për shumë kohë. Microsoft ka njoftuar se duke filluar që nga Qershori i 2016, versioni i Skype për TV nuk do të jetë më i suportueshëm nga kompania.
Në website-in e vet, Skype deklaron se nuk do të punojë më për azhornime të aplikacionit, por nëqoftëse përdoruesit duan ta përdorin mund të përdorin atë aktual pasi ai nuk do jepet më si opsion për t’u shtuar.
“Kjo do të varet nga modeli i televizorit. Prodhuesit mund ta heqin Skype nga sistemi për disa apo të gjitha modelet e tyre, ose mund të lënë versionet e vjetra që ne kemi nxjerrë”- shprehet kompania e mesenxherit më të preferuar për video chat.
Samsung gjithashtu është e para kompani e cila ka njoftuar se duke filluar që nga 2 Qershori i 2016, Skype do të hiqet nga Televizoret Smart, ku abonentët do të njoftohen nëpërmejet një njoftimi në televizorin e tyre.