Reality show “Dovolená v Protektorátu” (Pushime në protektorat) na kthen në përditëshmërinë e periudhës së pushtimit nazist gjatë sundimit të Rajhut të Tretë. Transmetimi i këtij reality në CT – Televizionin Publik Çek ka shkaktuar reagime kritikuese dhe aspak pozitive në Republikën Çeke dhe jashtë vendit.
Gjyshi, babai dhe djali i familjes Docekalov, tre breza, janë përzgjedhur nga 400 familje që dëshironin të ishin pjesë e reality. Pjesëtarja më e vjetër e familjes është 78 vjeç. Për dy muaj ata do të jetojnë në një mjedis që rikrijon Protektoratin e Çekëve dhe Bohemëve, e ndërtuar në Çekosllovaki më 15 mars 1939, pas pushtimit nazist. Atyre do tu duhet të përballen me disa prova shumë të vështira: lodhje e rëndë fizike, mungesën e ushqimit, poshtërimin, bastisjen nga Gestapo dhe kontrollet e xhandarmërisë.
Çmimi për fituesin arrin vlerën 40 mijë dollarë (1 milion Korona Çeke). Episodi i parë i shfaqjes televiziv u ndoq nga gjysëm milion shikues me 16% share, dy herë më shumë se nata finale e Eurovision Song Festival 2015.
Shtypi izraelit e ka kritikuar ashpër reality-n, duke akuzuar organizatorët për mungesë ndjeshmërie dhe etike.








