I pyetur në emisionin radiofonik La Zanzara, të Giuseppe Cruciani dhe David Parenzo që transmetohet në Radio 24, Antonio Caprarica zbuloi se Francesco Becchetti i ka kërkuar 10 milion euro dëmshpërblim për deklaratat e bëra nga ana e gazetarit, pas lamtumirës së tij nga Agon Channel që u shoqerua me shumë polemika muaj më parë:
Unë vendosa të largohem dhe kaq. Nuk kërkova para, nuk kërkova asgjë. Eshtë z. Becchetti që kërkon shumë para nga unë. Kërkon 10 milionë euro sepse sipas tij deklaratat e mija kanë dëmtuar të ardhmen madhështore dhe në rritje të Agon Channel. Për padinë e ngritur kundër meje ka angazhuar dhjetë avokatë, një studio të tërë avokatie.
Lexo: Antonio Caprarica braktis Agon Channel
Ish drejtori i lajmeve te Agon Channel Italia, i ka sygjeruar biznesmenit italian Becchetti që të dorezohet vetë përpara autoriteteve që e akuzojnë për falsifikim të dokumenteve dhe pastrimit të parave:
Kur dikush merr një urdhërarresti, e vetmja gjë që duhet bërë për të provuar se është një person i pastër, është të shkoj tek gjyqtarit dhe të thotë “këto janë arsyet e mia”.
Lexo: Reagimi i Francesco Becchetti:”Kundër meje një hakmarrje e pushtetit, me Agon do të vazhdojmë të ecim përpara”








