Në qoftë se jeni përdorues aktivë të Instagramit, nuk mund t’ju ketë shpëtuar profili I Linda Didos, biondes së ëmbël me një pasion të lindur për të bukurën. Linda, ish-juristja që la zyrën për t’iu përkushtuar modës, është një blogger-e e njohur në rrethin e vajzave më stylish të kryeqytetit.
Ajo ndan vazhdimisht për ndjekësit e saj këshilla për fashion-in apo kombinimet e ndryshme që zgjedh gjatë ditës, por dje ka publikuar lajmin ndoshta më të trishtë të jetës, atë të vdekjes së mamasë për shkak të Covid-19.
Linda ka treguar se gjithmonë ka pasur frikë nga vdekja, por tashmë që ka humbur nënën e saj, nuk e tremb më asgjë. E ëma e blogger-es po luftonte prej ditësh me virusin, mirëpo fatkeqësisht nuk ka mundur ta mposhtë dot.