Aplikacioni QuizUp, një nga video lojrat më popullore për smartphone do të vijë tashmë në versionin televiziv me një game show në rrjetin amerikan NBC, pas marrëveshjes së arritur midis ketij të fundit me kompanine islandeze Plain Vanilla Games.
Konkurrenti në studio mund të fitojë një milion dollarë por duhet të përballet me lojtarët e aplikacionit, që do e sfidojnë nga shtëpia me telefon dhe mund të fitojnë 100 mijë dollarë.
QuizUp u lëshua zyrtarisht në 2013 për iPhone, Android dhe Windows Phone. Aktualisht ai ka 75 milionë përdorues në të gjithë botën, me 600 mijë pyetje në 1200 argumente të ndryshme, disa prej të cilave janë në disa gjuhë.
Programi në televizion, me të njëjtin emër, do të nisë transmetimin pranverën e ardhshme.








