IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Reklamat për medikamente, AMA thirrje Mediave: Mos abuzoni me përmbajtjet

by Rezalt Justin Kasaj
2019/01/15
in AKTUALITET, TELEVIZION
Reading Time: 5 mins read
A A
Reklamat për medikamente, AMA thirrje Mediave: Mos abuzoni me përmbajtjet

Reklamat televizive janë bërë gjithmonë e më shumë të diskutueshme, sidomos ato të ilaçeve të cilat shpesh herë bien ndesh me ligjin në Shqipëri dhe jo vetëm.

ADVERTISEMENT

Në një deklaratë për shtyp, AMA informon se gjatë mbledhjes së 11 Janarit ka diskutuar mbi reklamat e transmetuar nga mediat pasi gjatë vitit 2018 nga monitorimet është konstatuar se shpesh reklamat nuk kanë respektuar përmbajtjet e kujdesit shëndetësor, gjuhë urrejtje, klauzola mbi mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, por edhe probleme në gjuhën standarte shqipe.

Sipas AMA ka ende raste të  aplikimit të promocionit të fshehtë, duke përdorur teknika të joshjes të shikuesve në mënyrë të pandërgjegjshme dhe mjete për sugjestionimin e tyre, të cilat janë të ndaluara. Si shembull tipik, gjatë mbledhjes, u përmendën në mënyrë të veçantë ato edicione të lajmeve ku përfshihen dhe “kronika” informative, të cilat në fakt janë reklamë e fshehur.

ADVERTISEMENT

Autoriteti i Mediave i tërheq vëmëndje subjekteve në deklaratë sërish vëmendjen të gjitha subjekteve audiovizive për të mos transmetuar shërbime mjekësore, si komunikim me natyrë tregtare të fshehur, për spitale, institucione shëndetësore apo personel të caktuar që shërben në to, që në të vërtetë ndikon në sugjestionimin apo keqadresimin e ndjekësve të programeve audiovizive në përzgjedhjen që ata bëjnë për marrjen e shërbimeve të kësaj natyre dhe që janë me rëndësi të dorës së parë për shëndetin.

Më poshtë deklarata e plotë:

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, gjatë mbledhjes së datës 11 janar 2019, e para për këtë vit, ka diskutuar gjerësisht për programacionin e transmetuar nga OSHMA-të, si dhe respektimin e ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Kodin e Transmetimit dhe akteve të tjera nënligjore që janë në fuqi. Nga vetë rëndësia që ka kjo çështje për publikun, por dhe për vetë OSHMA-të, në mbledhje ishin të ftuar dhe përfaqësues nga Këshilli i Ankesave, Drejtoria e Programeve dhe Drejtoria Juridike dhe e Licencave.

Gjatë vitit 2018, AMA ka kryer monitorime dhe vlerësime mbi përmbajtjet e monitoruara, një pjesë e të cilave janë bazuar në ankesat që kanë mbërritur në institucion nga qytetarët, organizata të ndryshme apo institucione. Mbrojtja e fëmijëve në transmetimet audiovizive, reklamat dhe komunikimet tregtare, përmbajtjet mbi kujdesin shëndetësor dhe medikamentet, evitimi i gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në çdo formë, barazia gjinore, respektimi i standardit të shkruar dhe të folur të shqipes etj., kanë qenë aspektet më të ndjeshme, për të cilat Autoriteti ka tërhequr vëmendjen e OSHMA-ve në rastet e mosrespektimit të kërkesave ligjore.

 

Nga bordi i AMA-s, fokusi, gjatë diskutimit në mbledhje, u përqëndrua tek hapësira e transmetimit që lidhet me reklamat dhe komunikimet tregtare, ku me gjithë përmirësimet e performancës nga subjektet audiovizive, ka ende raste të  aplikimit të promocionit të fshehtë, duke përdorur teknika të joshjes të shikuesve në mënyrë të pandërgjegjshme dhe mjete për sugjestionimin e tyre, të cilat janë të ndaluara. Si shembull tipik, gjatë mbledhjes, u përmendën në mënyrë të veçantë ato edicione të lajmeve ku përfshihen dhe “kronika” informative, të cilat në fakt janë reklamë e fshehur. Në nenin 3, pika 7, të ligjit 97/2013, i ndryshuar, përcaktohet se komunikim i fshehtë audioviziv me natyrë tregtare është “paraqitja me fjalë ose figurë e mallrave, shërbimeve, emërtimit, markës së prodhimit ose i veprimtarive të një prodhuesi mallrash ose ofruesi shërbimesh, në programe, kur një paraqitje e tillë, nga ofruesi i shërbimit të mediave, ka për qëllim të shërbejë si reklamë dhe mund të mashtrojë publikun mbi natyrën e tij.”

Përmbajtjet audiovizive me informacione dhe diskutime mbi kujdesin shëndetësor dhe prezantimin e produkteve farmaceutike, ishin një tjetër aspekt për të cilin bordi kërkoi vëmendje edhe më të madhe për të shmangur abuzimet nga operatorët. AMA, në fillim të këtij viti, u tërheq sërish vëmendjen të gjitha subjekteve audiovizive për të mos transmetuar shërbime mjekësore, si komunikim me natyrë tregtare të fshehur, për spitale, institucione shëndetësore apo personel të caktuar që shërben në to, që në të vërtetë ndikon në sugjestionimin apo keqadresimin e ndjekësve të programeve audiovizive në përzgjedhjen që ata bëjnë për marrjen e shërbimeve të kësaj natyre dhe që janë me rëndësi të dorës së parë për shëndetin.

Kujtojmë se qëndrimi i disa mjekëve në programet audiovizive bie në kundërshtim edhe me “Kodin e etikës dhe deontologjisë mjekësore”, ku ndalohet, për mjekun, “të merret me reklama a publicitet të çfarëdo lloji, me përjashtim të rasteve kur këto kanë qëllim shkencor apo edukativ. Në këtë rast, mjeku duhet të bëjë kujdes që publiciteti të jetë objektiv dhe në përshtatje me rregullat e deontologjisë mjekësore. Mjekut nuk i lejohet të bëjë asnjë publicitet në favor të aktivitetit të tij personal, apo të një institucioni të caktuar” (neni 60 pika3). Për rastet e prezantimit të produkteve farmaceutike, redaksitë audiovizive duhet të tregojnë kujdes maksimal për të reklamuar vetëm ato produkte farmaceutike që janë pjesë e listës së barnave që jepen pa recetën e mjekut, bazuar në listën e barnave OCT të Urdhrit të Farmacistëve.

Mbrojtja e fëmijëve gjatë transmetimeve audiovizive, u tha në mbledhjen e bordit, mbetet një prioritet për monitorimet dhe vlerësimet e AMA-s. Me gjithë përmirësimin e situatës në këtë drejtim, ende janë të pranishme shkelje, kur në oraret që fëmijët janë para ekraneve shfaqen përmbajtje të dëmshme dhune, skena të forta erotike, të përdorimit të lëndëve narkotike etj., pa kurrfarë shenje paralajmëruese, apo masë tjetër mbrojtëse, siç parashikon legjislacioni.

Mbrojtja e fëmijëve, reklamat dhe komunikimet tregtare si dhe përmbajtjet e transmetuara mbi kujdesin shëndetësor dhe përdorimin e medikamenteve janë cilësuar nga bordi si aspekte me prioritet për vitin 2019 e në vijim, ndaj dhe do të monitorohen dhe vlerësohen intensivisht. AMA u tërheq vëmendjen OSHMA-ve, private dhe publike, sidomos atyre kombëtare dhe atyre rajonale informative, që kanë dhe impakt më të madh te shikuesit, që të respektojnë kërkesat e legjislacionit. Në të kundërt, për rastet e evidentuara të shkeljeve dhe abuzimeve, tërheqjet e vëmendjes do të shoqërohen dhe me fillimin e procedurave administrative për sanksione, sipas ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi.

Tags: AlbaniaAMAMediaMEDIAS IN ALBANIAOSHMAReklamat
Previous Post

Arsyeja e frikshme se pse po ulen çmimet e televizorëve SMART

Next Post

Top Channel vjen me “Voilà”, emisionin e parë online

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Top Channel vjen me “Voilà”, emisionin e parë online

Top Channel vjen me "Voilà", emisionin e parë online

Dua të të Bëj të Lumtur: Organizatat e të drejtave të njeriut letër të hapur televizionit

Dua të të Bëj të Lumtur: Organizatat e të drejtave të njeriut letër të hapur televizionit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA