Top Channel vjen me “Voilà”, emisionin e parë online

Si rrallë herë, Top Channel ka vendosur të vijë me një emision special dhe të dedikuar në “Web TV”.

I titulluar Voilà, emisioni do të ketë karakter rozë, duke përfshirë informacione nga showbizz-i, intervista, paparazzi dhe thashetheme mbi personazhet shqiptarë dhe të huaj.

Fansat do të kenë mundësinë të dërgojnë video mesazhe, dhe të bëjnë dedikimet e tyre për personazhin që ato simpatizojnë.

Emisioni do të jetë në prezantimin e Xhesika Muçaj dhe do të mund t’a ndiqini në livestream në Youtube.

Voilà do të transmetohet çdo të premte në orën 19.00 në kanalin Youtube të Top Channel./IMA/

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.