Renato Mekolli rikthehet në ekran!

Ndërkohë që të gjithë jemi kurioz të njihemi me projektin e tij të ri televiziv fansat e shef Renato Mekolli do t’i gëzohen daljes së tij më të afërt në ekran.

Tashmë dihet që ai nuk do të jetë më në panelin e gjyqtarëve të Masterchef në sezonin e katërt por kjo nuk do të thotë që shefi më popullor i ekranit shqiptar të ketë vendosur të largohet nga ekrani. Midis impenjimeve të tij profesionale në Shqipëri bën pjesë edhe televizionin. Prej muajsh qarkullojnë rumors se Renato mund të jetë protagonisti i një tjetër patente ndërkombëtare kulinarie.

Lexo edhe “Renato Mekolli në Hell’s Kitchen Albania?

Dëshirën për të sjellë në Shqipëri një tjetër format të suksesshëm e kanë shprehur dy ekranet e tjera më të rëndësishme në vend, megjithatë mbetet ende për t’u parë nëse kjo do të realizohet.

Lexo edhe “Alketa Vejsiu në kërkim të një formati gatimi ndërkombëtar?

Gjithashtu, nuk është një sekret raporti i afërt i shef Renato me Tring, aty ku nisi dhe karriera e tij televizive me programet e para të realizuara në Living. Detaje që na bëjnë të mendojmë se shefi mund të rikthehet së shpejti po aty ku nisi gjithçka. Për më tepër në puntatën e ardhshme të Apartamenti 2XL, ai do të jetë një nga të ftuarit e mbrëmjes.

Nëse ju ka munguar Renato Mekolli mos harroni takimin e rradhës në ekranin e Vizion Plus, këtë të martë me humorin e apartamentit më të famshëm në Shqipëri.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.