Rezultoi me Covid-19, Aktori i Portokalli Flor Binaj tregon si e priti lajmin!

Aktori i Portokallisë, Florjan Binaj, ka folur në “Open” pas daljes pozitiv në testin e Koronavirus. Ai tha se gjëndja e tij shëndetësore është shumë e mirë

“Jam shumë mirë, po kryej këtë dënim për krim të pakryer, arrest shtëpie, por nuk kam asnjë simptomë.

Bëra tamponin e famshëm, pa patur shenja, se javës që kaloi isha në plazh dhe pata një temperaturë se u ftoha, se s’kisha xhup me vete, dhe për këtë u bëra merak.

Mendova ta bëj për hir të punës dhe familjes, dhe e prita përgjigjen me qetësinë më të madhe.

Dhe kur mora përjgigjen sot, më thanë ke dalë pozitiv, u shqetësova se nuk e prisja por po e kaloj shumë mirë, organizmi im po tallet në një farë mënyre.

Familja ime është mirë, e bëri babai testin doli negativ. Kam dhe hallin e kolegëve të punës, në punë i ruajmë distancat, sa do që jemi trupë e madhe. I kemi ruajtur të gjitha distancat që ka urdhëruar qeveria.

Nuk kam filluar asnjë lloj mjekimi. Fatkeqësisht nuk do jem në Portokalli,” tha ai.