IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Rikthehet “Dancing With The Stars”!

by IMA Redaksia
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 11 mins read
A A
Rikthehet “Dancing With The Stars”!

Ashtu siç e kishim njoftuar ekskuzivisht, spektakli i kërcimit “Dancing With The Stars” në Vizion Plus, do të startojë për shikuesit këtë të Enjte më 15 Tetor ora 21:00 me edicionin e tij të gjashtë.
Mbrëmja e së enjtes do na sjelli para ekranit, personazhen të njohur për publikun të cilët janë pjesë e fushave të ndryshme. Jeni kuriozë ti njihni? Le të fillojmë!

ADVERTISEMENT

<p class=”single-title”>Niko Komani


Niko-Komani_ok-650x250

Founder & Owner of Morphine Clothes. Fashion Designer, Personal Stylist, Fashion Director, Wordrobe Stylist në MAD ALBANIA.

Është një nga emrat më të lakuar në fushën e modës në Shqipëri dhe jo vetëm si personal stylist & fashion designer, por edhe për natyrën e tij të “çmendur” në përditshmëri. Niko Komani padiskutim mund të thuhet se tashmë është një “markë e licensuar” në shijet e VIP-ve më të komentuar në vend. I lidhur ngushtë me “international fashion” dhe të rejat më të fundit që industria botërore e modës prezanton, nëpërmjet frymëzimit të tyre dhe krijimeve personale unike ai ka arritur të sjellë edhe në Shqipëri një frymë të re në dukjen e artistëve më IN të momentit. Prej pak kohësh Komani ka hedhur në tregun online edhe linjën e tij të veshjeve, të cilën e ka quajtur “Morphinë”, një linjë që ndërthur stile, ngjyra dhe materiale nga më të veçantat në përbërjen e tyre.

Florian Agalliu


Florian-Agalliu-650x250Florian Agalliu është një nga aktorët më simpatik të kohëve të fundit. Madje, ne 2013 në media u shpall edhe personazhi më simpatik mashkull. Florian Agalliu, aktori i teatrit, por gjithashtu edhe i një seriali televiziv, sezonin e kaluar performoi në shfaqjen “Shiko kush erdhi”. Njëkohësisht ai ka qene edhe imazhi zyrtar i “Lotarisë Kombëtare” në televizion. Ai është shfaqur për herë të parë për publikun në serialin komik “Komuna e Parisit” me rolin e Enos, një rol i cili i dha suksesin që e ndjek ende sot. Per Florin, puna e një aktori është po aq e bukur sa edhe e vështirë.

Albatros Rexhaj


Albatros-Rexhaj-650x250Albatros Rexhaj është shkrimtar shqiptar i lindur në Prizren (1975). Jeton në Prishtinë dhe aktualisht bashkëpunon me shtëpitë botuese PEGI dhe DUDAJ në Tiranë.
Albatrosi është një shkrimtar i dashurisë dhe jetës. Autor i vetëm i Filozofia Urbane (Albatros Rexhaj), një prej faqeve më të dashura të publikut mbarë shqiptar ku publikohen mendime, vargje poetike, prozë poetike, prozë të shkurtër dhe krijime të tjera. Një shkrimtar, dramaturg, i cili ashtu si filozofët e antikitetit që u përpoqën ta sjellin filozofinë në rrugë, përpiqet ta sjellë filozofinë në rrjet. Rrjetet sociale janë shndërruar në rrugët e lashtësisë, në sheshet ku filozofët shpalosnin idetë e tyre për debat dhe njohje masive. Filozofia e Albatrosit është një filozofi e dashurisë për njeriun, për të rigjetur forcën dhe energjitë pozitive tek secili, për të anashkaluar urrejtjen dhe frikën nga ekzistenca.
Albatros Rexhaj është autor i disa dramave teatrore, librave të botuar në shqip (botuar nga DUDAJ dhe PEGI në Tiranë) dhe italisht (botuar nga Rizzoli RCS), tekste këngësh si dhe publikimeve elektronike. Veprimtarinë e tij krijuese e zhvillon në relacionin Tiranë – Prishtinë.
Në panairin jubilar të librit PRISHTINA 2013, Albatrosi është nderuar me çmimin AUTORI I VITIT 2013.
Dy prej dramave të Albatrosit, NË KËRKIM TË DALJES dhe ENGJËLLI I VDEKJES, janë vënë në skenë në Teatrin Kombëtar të Kosovës. NË KËRKIM TË DALJES është rivënë nga skenë edhe nga Teatri i Metropolit në Tiranë.
Libri ZONJA Z, botuar nga PEGI, u radhit si një nga bestsellerët e panairit TIRANA 2014.
Librat EDITH (nëntor 2013) dhe DITAR DASHURIE I NJË SHKRIMTARI (nëntor 2012), që të dy të botuar nga DUDAJ, u radhitën si atraksione letrare gjatë panairit TIRANA 2012 dhe TIRANA 2013.
Romani BOMBË NË BEOGRAD (Qershor 2012, DUDAJ), për tre muaj radhazi qëndroi në pesë librat më të kërkuar në Kosovë.
Libri LETTERA A UN AMICO ITALIANO DAL KOSOVO është botuar nga Rizzoli (Corriere dela Sera) në vitin 1999. Sipas statistikave zyrtare ky libër është botuar dhe ribotuar nga 15000 kopje. Duhet cekur se Rizzoli RCS është botuesi më i madh në Itali dhe një nga dhjetë botuesit më të mëdhenj në botë.

Adrola Dushi


Adrola-Dushiok-650x250
Adrola Dushi, Miss Univers Albania 2012, ka perfaqesuar Shqiperine ne Miss Universe 2012 ne Las Vegas, Nevada, USA. Ne interesat e saj perfshihen noti, kercimi,blerjet,modelimi dhe filmat. Eshte dimplomuar per Marredhenie Publike dhe Komunikim ne Universitetin Europian te Tiranes. Endrra e Adrolas eshte te behet nje modele e famshme. Per Adrolen, familja ka influencuar shume ne jeten e saj, per arsye sepse anetaret e saj I kane qendruar gjithnje prane dhe e kane mbeshtetur ne cdo hap te sajin.

Rovena Dilo


Rovena-Dilo-650x250Rovena Dilo ka filluar aktivitetin e saj publik ne 1990 si drejtuese e emisionit “Mbremje Kulturore ne krahte Adrian Krastes. Ne spektaklin e fundit te ketij emisioni u degjua per here te pare nje kenge incizuar ne studion e Radio Televizionit e kenduar nga ajo.

Per here te pare ajo vjen ne Tirane ne Pranvere 1993 ne “Kenget e Stines” dhe kendon “Nese naten vij”. Nje kenge suksesi, me te cilen vleresohet me cmimin e dyte.

Pas kesaj kendon kenge si “Kam frike nga dashuria”, “Simpati” perkatesisht ne Fest 93 dhe Kenget e Stines 94. kompozuar nga Alfred Kacinari. Nderkohe ajo zhvillon nje karriere aktive si kengetare ne vendin fqinj, Greqi.

Ne 96 rivjen ne Festivalin Kombetar me kengen “Kerkoja fatin” kompozuar nga Alfred Kacinari.
Ne 97 kendon ne Festivalin Kombetar kengen “Hape qiellin per mua” qe u rendit e katerta ne garen e kenges. Kjo ishte nje nga hitet e atij viti dhe mjaft e dashur per publikun.
Gjithashtu ne 98 merr pjese ne Kenget e Stines me “Qyteti im”.

Ne Fest 98, kendon “Fjale te perjetshme” te E. Zhulalit dhe vleresohet si “Interpretuesja me e mire”.
Ne “Kenga Magjike 99″ merr 2 cmime, vendin e trete ne festival dhe cmimin nga Kritika, nje balade e Ardit Gjebreas dhe Alfred Kacinarit.
Po ne Fest 99 kendon me orkestrim te Gazzibo, muzike te F.Tudes.

ADVERTISEMENT

Ne 2000 me kengen “Ante i tokes sime” fiton cmimin e pare ne Festivalin Kombetar. Po kete vit ne “Kengen Magjike 2000″ fiton cmimin e dyte.

Ne 2001 ne Kengen magjike fiton “Cmimin e pare” me duetin e famshem “Per nje cast me ndal zemra” me Pirro Cakon.

Ne Festivalin 2001, Cmimi i dyte ne “Antinostradamus” me muzike te Pirro Cako.
Albumi i pare i saj “Ante” doli me 25 Dhjetor 2001. Permban 12 kenge nga te cilat 5 tekse i ka shkruajtur vete ajo. CD perben nje liberth me 16 faqe.

Rovena Dilo ka mbaruar fakultetin e Gjuhes dhe Letersise, i pelqen shume letersia dhe linguistika. Ndonjehere shkruan poezi dhe ka per hobi kercimin, notin dhe kopshtarine. Shenja e horoskopit eshte Demi. Ka asistuar ne disa seanca fotografike te fotografit te mirenjohur Fadil Berisha.

Ka dhene shume intervista ne gazeta e revista te Shqiperise dhe Kosoves. Ka dale ne 4 kopertina revistash ne Shqiperi ne AKS, Spekter, Jeta, dhe ne Kosove ne revisten Teuta dhe Rrezja e drites.

Beatrix Ramosaj


Beatrix-Ramosaj-650x250
Eshtë e re, e bukur, e talentuar dhe më se e gatshme për të përballuar me sukses skenën. Quhet Beatrix Ramosaj dhe mban emrin e ish- Mbretereshes se Hollandes,Por suksesi i saj i vrullshem ne boten e muzikes po e shfaq ate pak nga pak si nje Princeshe te vogel te muzikes Shqiptare kjo per faktin e moshes se saj te re. Daljen e saj te pare e kishte ne Kenga Magjike 2010 me kengen “E dua beatin”. Nje kenge plot ritem qe arriti deri ne finalen e ketij evenimenti. Beatrix eshte mbesa tjetër e këngëtares Albërie Hadërgjonaj dhe motra e Argjentina Ramosaj. Ajo shprehet: “Tezja ime është frymëzim shpirtëror për mua, por zgjedhja e Liceut ka qenë ndikimi i nënës sime, Antigonës dhe i imi. Pjesemarrjen si konkurrente në festivalin “Kënga Magjike” ia dedikoj familjes sime. Komentet kanë qenë shumë pozitive dhe ka qenë një lloj testimi dhe një surprizë e bukur që më ka inkurajuar për të vazhduar më tej… Mund t’ju them që gjatë kësaj periudhe po punoj shumë dhe kam disa bashkëpunime, gjithashtu edhe klipi do të dalë së shpejti, por nuk po ju them më shumë, le ta lëmë surprizë.”
Dhe surpriza vjen dhe zbulohet ne shkurt te vitit 2011 kur Beatrix vjen Klipin e saj me te ri “Let Me Love You”, kenge e zhanrit R&B. Nje Produksion i Elgit Dodes dhe tekst i Big Bastes. Kenga flet per nje vajze te dashuruar e cila nuk ka kurajon e duhur t`ia shprehi dashurin djalit qe do. E pyetur nese kenga ishte per dike ne vecanti Beatrix pergjigjet: “Jo, nuk eshte nje dedikim, por thjesht eshte nje tekst i sugjeruar”.

Dorina Mema


Dorina-Mema-650x250

Dorina Mema, trupi me i bukur i Bodybuilding, një vajzë e cila karrierën e saj e ka ngritur tek besimi në vetvete dhe ambicia profesionale. Prej shumë vitesh ajo ka investuar personalisht në pasionin e saj, por asnjëherë Mema nuk ka harruar që të ngrejë flamurin shqiptar në garat përfaqësuese. E stërvitur, trajnuar dhe mbështetur nga Federata që drejtohet nga Rando Kukeli, Dorina Mema pjesë të gëzimit të kësaj fitore që mban era dinjitet bën gjithë ata njerëz që besuan në të, ata që e kanë mbështetur ndër vite dhe padyshim të bijën, e cila është edhe motivi kryesor që ia bën jetën më të bukur. Pjesë e disa evenimenteve kombëtare e ndërkombëtare, me disa trofe te fituar, eksperiencën e fundit në “Wabba – World Championship” Mema e konsideron unike jo vetëm për faktin se për herë të parë u shpall fituese e “The best muscle doll”, por sepse në gjithë atë sallë të madhe rrethohej nga profesionistë të vërtetë, duke filluar nga konkurrentët, të ftuarit special, e deri tek anëtarët e jurisë.

Young Zerka

Young-Zerka-650x250

Young Zerka eshte nje kengetar dhe kompozitor i njohur i lindur ne Korçe. Ai ka nisur te merret me muzike qe ne femijerine e tij. Karriera e tij artistike nis ne vitin 2007 me kengen Sexy. Deri ne vitin 2014, Young Zerka nuk ishte ende aq i famshem, por endrra e tji ishte nje enderr e perbashket me shume kengetare te tjere te cilet percollen muziken Reggae per publikun shqiptar. Ne bashkepunim me Dhurata Dora, ne vitin 2014 prodhon kengen e shnderruar ne hitin e Veres, ROLL. Vetem nje jave pas publikimit ajo arriti ne shifren e 1 milion klikimeve, dhe deri ne fundin e veres numri i klikimeve mberriti ne 5 milion. Po ne Veren e vitit 2014, Zerka solli edhe dy bashkpunime te tjera te shnderruara ne HIT. 24 ore ishte kenga qe pushtoj publikun ende pa u publikuar, e cila erdhi si nje bashkepunim me kengetarin e njohur Alban Skenderaj. “Papalove” ishte nje tjeter kenge e publikuar ne shtator te 2014-s ne bashkepunim me Kastro Zizo-n, autor me te cilin kishte punuar edhe me pare. Ne bashkepunimin e tij me Aurela Gaçe, Pa Kontroll, eshte fitues i Kenga Magjike 2015.

Art Abazi

Art-Abazi-650x250

Art Abazi është një këngëtar dhe autor i njohur këngësh. Art Abazi është vëllai i këngëtarit të njohur Dren Abazi dhe e shoqëron te vëllane me kitarë në shumë koncerte e evente. Këngëtari i ri ka sjell një baladë në pranverën e vitit 2013, e cila është shkruar dhe kompozuar nga këngëtari Alban Skenderaj. Kënga “Një Sekond Pa Ty” me tematikë dashurinë, e shfaq Artin tejet inspirues në natyrë të hapur, krahas bukurisë femërore dhe natyrore. Kënga, të cilës tashmë i është bërë edhe videoklipi nga Imagine Films, është pritur mirë nga adhuruesit e muzikës së lehtë dhe baladave.

Mitro Çela

Mitro-Çela-650x250

Mito Cela gazetar, opinionist, një njëri i medias dhe i televizionit. Aktualisht eshte kryeredaktori i emisionit “Fiks Fare” në Top Channel. Botues i shume editorialeve dhe artikujve ne fokus aktualitetin. Kete here do te jete ne nje sfide te hapur me veten në një fushë larg profesionit.

Ambra Meda

Ambra-Meda-650x250

Ambra Meda, vajza që në vend se të ulej në bankat e gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, nisi nje beteje te ashper me nje semundje qe e detyroi të qëndronte në shtrat ne nje spital, në Mynih të Gjermanisë, nga ku dhe u vendos fati i saj me jetën! Ajo vuante nga një diagnozë e vështirë duke shënuar rastin e 130 në të gjithë botën! Sipas mjekeve, rasti i saj ishte i pari që kishte mundësi shpëtimi, ndaj permes kontributeve te bashkeatdhetareve te saj Ambra ia doli ta fitoje kete beteje. Historia e saj beri xhiron e gjithe botes. Tashme Ambra i eshte rikthyer jetes normale dhe ka vendosur te jete pjese e Edicionit te 6-te te Dancing with the Stars Albania.

Suela Konjari

Suela-Konjari-650x250

Suela Konjari eshte nje aktore e njohur shqiptare. Mbaron studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1987. Roli i saj i parë në skenën e Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) do të jetë roli i Norës në dramën “Nata me hënë” e Edmond Budinës në vitin 1989. Më tej do të vazhdonin edhe shumë role të tjera si psh. roli i Mizës në komedinë “Oportunesku” e Teodor Mushateskut, roli i Vajzës së Kryetarit të Bashkisë në komedinë “Ne të gjithë këndonim Margaritën” e Bashkim Hoxhës etj. Roli i saj më i fundit në skenën e Teatrit Kombëtar është roli i Madam Paçes në komedinë “Gjashtë personazhe kërkojnë autor” e Luixhi Pirandelos.
Në kinematografi roli i saj i parë do të jetë roli i notares në filmin “Në prag të jetës” në vitin 1985 kur ajo ishte ende studente. Ka interpretuar në 6 filma artistikë.
Suela Konjari është motër e mexosopranos së njohur Manjola Konjari.

DWTHM do të sjellë ndryshime të mëdha nga ana e moderimit të spektaklit, ku pas largimit të Drini Zeqos i cili u rikthye në Tv Klan, vendin e tij e kanë zënë dy djem të rinj. Bëhet fjalë për Mateon dhe Rudin, dyshen e emisionit “3Jat” në MAD të cilët do të jenë krah Amit.

“Dancing…” është një patentë ndërkombëtare e prodhuar nga BBC, e cila është blerë nga Vizion Plus. Ky spektakël vallëzimi solli një emision ndryshe në televizionin e asaj kohe. Në të konkurojnë VIP-at të cilët në fund shpërblehen me çmimin e madh. Edhe këtë radhë një versus i fortë do të qëndrojë midis “Vizionit” dhe “Klanit”, për shkak se ky i fundit është duke transmetuar një format krejt të ngjashëm “Dance With Me” I cili gjithashtu krijoi një popullaritet mjaft të madh me edicionin e tij të parë. Po këtë vit kush do ta fitojë vëmëndjen e publikut ?

IMA/J.Kasaj & N.Lako

Tags: DancingDancing With The Stars 6DWTHMKercimLajmMbremjeRikthimVizion Plus
Previous Post

Programi i mbrëmjes | 14/10/2015

Next Post

Syfy anulon ‘Dominion’

TË NGJASHME

Opinion rikthehet në ekran me Edi Ramën të ftuar
TELEVIZION

Opinion rikthehet në ekran me Edi Ramën të ftuar

Pas pushimit veror, talk-show më i ndjekur politik në vend, “Opinion”, rikthehet sonte në ekranin e TV Klan.Në orën 21:00,...

by IMA Redaksia
Sht 4, 2025
Ndërron jetë Emilio Fede, legjenda e gazetarisë televizive italiane
TELEVIZION

Ndërron jetë Emilio Fede, legjenda e gazetarisë televizive italiane

Milano – 2 shtator 2025 – Një nga fytyrat më ikonike të gazetarisë televizive italiane, Emilio Fede, ndërroi jetë në...

by IMA Redaksia
Sht 2, 2025
Vdekja e papritur e analistit Artur Zheji
TELEVIZION

Vdekja e papritur e analistit Artur Zheji

Sarandë, 9 gusht 2025 – Në një tragjedi që tronditi mediat dhe opinionin publik, gazetari dhe analisti i njohur Artur...

by IMA Redaksia
Gus 23, 2025
Arbana Osmani paralajmëron rikthimin në ekran: sezoni i dytë i “Mirëmbrëma Yje” dhe një projekt i ri
Gossip

Arbana Osmani paralajmëron rikthimin në ekran: sezoni i dytë i “Mirëmbrëma Yje” dhe një projekt i ri

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani, vazhdon të mbajë premtimin e saj për të qëndruar pranë shikuesve, përmes...

by IMA Redaksia
Gus 20, 2025
News24 rikthehet në transmetim pas një ndërprerjeje të paprecedentë 10-ditore
TELEVIZION

News24 rikthehet në transmetim pas një ndërprerjeje të paprecedentë 10-ditore

Tiranë, 17 gusht 2025 – Pas dhjetë ditësh heshtjeje të imponuar, ekrani i News24 është sërish pranë publikut shqiptar. Rikthimi...

by IMA Redaksia
Gus 18, 2025
Ndahet nga jeta Pippo Baudo, “mbreti” i televizionit italian në moshën 89-vjeçare
TELEVIZION

Ndahet nga jeta Pippo Baudo, “mbreti” i televizionit italian në moshën 89-vjeçare

Romë, 16 gusht 2025 – Sapo u nda nga jeta një ikonë e vërtetë e ekranit italian — Pippo Baudo,...

by IMA Redaksia
Gus 16, 2025
Next Post
Syfy anulon ‘Dominion’

Syfy anulon 'Dominion'

Adi Krasta revoltohet kundra kryeministrit!

Adi Krasta revoltohet kundra kryeministrit!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA