Pas një periudhe të gjatë mungese dy bletëzat “thumbuese” të showbizz-it shqiptar, Aulona dhe Fatma do të rikthehen sërish për publikun me Thumb. Pasi transmetuan sezonin e dytë në ekranin e A1 Report, tashmë i mbyllur ato do vijnë këtë sezon televiziv si pjesë e Top Channel.
E kontaktuar nga IMA, një prej moderatorja e këtij emisioni Fatma Haxhialiu na tregon se ambientet e xhirmit të ‘Thumb’ do të jenë studiot e portalit blitz.al, dhe ai do të ketë një kohëzgjatje prej 40 minutash.
“Qëllimi është perveç thumbimit te personazhit dhe fenomeneve dhe promovimi i talenteve te reja dhe prurjeve te reja ne showbizz, per te treguar te dyja anet e medaljes”, shprehet Haxhialiu duke na premtuar edhe më shumë informacion, por edhe më tepër thumbime.
Thumb do te transmetohet cdo te Shtune ora 20.05, duke filluar nga 13 Shtatori.
Kujdes se bletëzat janë gati për të “Thumbuar”, mund të jesh edhe ti pjesë e presë së tyre!
Copyright IMAlbania.com








