IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Rita Ora dhe Dua Lipa bëhen bashkë për një projekt muzikor bamirësie

by IMA Redaksia
2020/04/21
in MUZIKË
Reading Time: 2 mins read
A A
Rita Ora dhe Dua Lipa bëhen bashkë për një projekt muzikor bamirësie

Yjet, Dua Lipa, Chris Martin dhe Rita Ora, janë në mesin e këngëtarëve të cilët do ta incizojnë një version të ri të hitit “Times Like These” nga bendi “Foo Fighters”, për bamirësi.

ADVERTISEMENT

Ylli i hitit “Physical”, Dua Lipa, vokalisti i bendit “Coldplay”, Chris Martin dhe këngëtarja e hitit “Lonely Together”, Rita Ora, në realizimin e këtij projekti do të bëhen bashkë me yje të shumtë të skenës muzikore të tillë si: Yungblud, “5 Seconds of Summer”, AJ Tracey, Anne-Marie, “Bastille”, Biffy Clyro, Celeste, Dermot Kennedy, Ellie Goulding, Grace Carter, Hailee Steinfeld, Jess Glynne, Mabel, Paloma Faith, Rag’n’Bone Man, “Royal Blood”, Sam Fender, Sean Paul dhe Sigrid.

Rincizimi i këngës është iniciativë e kompanisë “BBC” dhe ka për qëllim të mbledhë të holla për fondacionet e bamirësisë, “Children in Need” dhe “Comic Relief”, si dhe gjithë personat e prekur nga COVID-19.

Version i ri i këngës do të incizohet si pjesë e segmentit “Stay Home Live Lounge” të “BBC Radio 1”, dhe përveç se do të lansohet si këngë, videoklipi i ‘coverit’ do ta shënojë premierën në ngjarjen bamirëse të organizuar nga “BBC One”, me titull “The Big Night In”.

ADVERTISEMENT

Ky transmetim zë vend të enjten më 23 prill, dhe ka për qëllim ta disponojë publikun në këtë kohë pandemie, si dhe të mbledhë fonde për dy fondacionet në fjalë.

Duke folur për pjesëmarrjen e saj në këtë projekt, Lipa ka thënë: “Jam shumë krenare që kemi arritur të bëhemi bashkë për ta incizuar këtë këngë, dhe mesi pres që të gjithë ta dëgjojnë atë. Po mendoj për të gjithë ju anembanë botës në këto kohëra të vështira. Ju dua shumë.”

Versioni i ri i këngës “Times Like These” po mbikëqyret nga producenti i yllit Adele, Fraser T. Smith, i cili ka thënë: “Kemi provuar ta bëjmë këtë version tërësisht ndryshe nga ana artistike, duke e përshtatur me situatën nëpër të cilën po kalojmë. Teksti i këngës në veçanti lidhet me eksperiencat tona në këtë kohë sfiduese, dhe sinqerisht shpresoj që të hollat e mbledhura nga ky projekt do të ndihmojnë në betejën kundër koronavirusit anembanë botës.”

Ngjarja “The Big Night In” vjen menjëherë pas koncertit virtual të Lady Gagas “One World: Together At Home”, i cili për tetë orë transmetim arriti t’i mbledhë më shumë se 127 milionë dollarë për fondacionin “COVID-19 Solidarity Response Fund”, dhe për punëtorët lokal dhe regjional të cilët shërbejnë në vijën e parë të frontit.

Në këtë ngjarje e cila u përcoll nga një numër i madh i publikut, u përfshinë performancat dhe fjalimet e disa prej emrave më të njohur të showbizit si: Paul McCartney, Celine Dion, Sir Elton John, Beyonce, Jennifer Hudson, John Legend, Billie Eilish, Matthew McConaughey, Sarah Jessica Parker, Rita Ora, Lizzo, Idris Elba, Jessie J dhe të tjerë.

Source: KOHA
Tags: Dua LipaRita Ora
Previous Post

Regjisori Kumbaro tregon momentet e fundit të Ljarjas: E dhimbshme të përcillet me dy makina!

Next Post

Anulohet Festivali i birrës Oktoberfest në Gjermani

TË NGJASHME

Zyrtarizohet lista e Fest 65/ Kejsi Tola, Ardit Çuni, Orgesa Zaimi dhe “Djemtë e Detit” mes 28 artistëve në garë
MUZIKË

Zyrtarizohet lista e Fest 65/ Kejsi Tola, Ardit Çuni, Orgesa Zaimi dhe “Djemtë e Detit” mes 28 artistëve në garë

RTSH ka zbuluar zyrtarisht 28 artistët dhe grupet që do të konkurrojnë në edicionin e 65-të të Festivalit të Këngës....

by IMA Redaksia
Tet 9, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Zbulohen 20 këngëtarët e “Akordeve të Kosovës”/ Festivali i Këngës në RTK hyn në edicionin e katërt
InfoMedia Kosova

Zbulohen 20 këngëtarët e “Akordeve të Kosovës”/ Festivali i Këngës në RTK hyn në edicionin e katërt

“Akordet e Kosovës” rikthehet me edicionin e katërt në RTK, ndërsa tashmë janë zbuluar edhe 20 këngëtarët që do të...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ka nisur “Kënga Magjike 2026”/ Gjashtë artistët e parë hapin garën, ja këngët e javës së parë
MUZIKË

Ka nisur “Kënga Magjike 2026”/ Gjashtë artistët e parë hapin garën, ja këngët e javës së parë

Magjia ka nisur sërish. “Kënga Magjike 2026” hapi zyrtarisht më 13 shtator fazën e parë të konkurrimit, duke sjellë në...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
Shuhet një prej zërave më të njohur të Greqisë/ Giorgos Mazonakis ndërron jetë në moshën 54-vjeçare
MUZIKË

Shuhet një prej zërave më të njohur të Greqisë/ Giorgos Mazonakis ndërron jetë në moshën 54-vjeçare

Bota e muzikës greke është në zi. Giorgos Mazonakis, një prej këngëtarëve më të njohur dhe më të dashur të...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Sergio Hajdini rikthen një nga këngët e tij më të dashura me “Hey Si Je Ti (Rework)”
MUZIKË

Sergio Hajdini rikthen një nga këngët e tij më të dashura me “Hey Si Je Ti (Rework)”

Pas suksesit të versionit origjinal, artisti dhe producenti Sergio Hajdini vjen për publikun me “Hey Si Je Ti (Rework)”, një...

by IMA Redaksia
Qer 19, 2026
Next Post
Anulohet Festivali i birrës Oktoberfest në Gjermani

Anulohet Festivali i birrës Oktoberfest në Gjermani

Lideri i Koresë së Veriut në gjëndje të rëndë pas një operacioni

Lideri i Koresë së Veriut në gjëndje të rëndë pas një operacioni

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA