Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është kthyer në Australi pas një kohe të gjatë.
Ajo ndodhet në kontinentin australian për edicionin e ri të “The Voice Australia”, ku për të tretin vit me radhë do të jetë anëtare e jurisë.
Rita ka shkuar atje bashkë me burrin e saj, regjisorin Taika Waititi, motrën, Elenën, dhe dy prindërit: Vera dhe Besnik Sahatçiu.
Me këtë të fundit, artistja e hitit “Shine Ya Light” publikoi një video interesante në TikTok, ku shihej duke u munduar të bëjë një postim interesant me të atin e saj.