Masa të reja do të nënshkruhen të hënën nga qeveria italiane. Rritja e infeksioneve ka bërë që kryeministri, Giuseppe Conte, bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komitetin Tekniko-Shkencor, të marrin masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.
Sipas udhëzimeve të reja, maska është e detyrueshme të mbahet në çdo ambient të jashtëm dhe të brendshëm. Italia do të mbyllet në mesnatë. Ndalohen festimet, party-t dhe ndeshjet e futbollit. Lokalet do të mbyllen fill në 24:00. Dhe pas orës 9 ndalohet konsumimi i alkoolit përpara lokaleve dhe club-eve.
Festat, për ditëlindje, përvjetore, në ambiente shtëpie lejohen vetëm kur janë 10 persona, jo më shumë. Bashkëjetesa me anëtarët e familjes dhe njerëzit më të afërt konsiderohet faktori kryesor i rrezikut në këtë kohë. Festat për ceremonitë, pagëzimet, dasmat, mund të organizohen me një numër maksimal prej 30 personash.
Sportet për fëmijë janë të ndaluara. Gjithashtu edhe kalçetot ku janë mbi 5 fëmijë apo të rritur.