Dielli do të mbizotërojë edhe sot pothuajse në të gjithë territorin. Por ditët me diell do të përfundojnë, pasi një javë e paqëndrueshme na pret e aq më tepër fillimi i javës. Përgatituni të mos i harroni çadrat tuaja në shtëpi!
Prej orëve të pasdites së të hënës dhe deri në mesditën e së martës parashikohen reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë. Rrebeshe shiu me rrufe dhe breshër lokal do të përfshijnë të gjithë vendin, por më të përqendruara në bregdet e perëndim. Në majat e alpeve do të nisin reshjet e izoluara të dëborës. Prej mesditës së të martës reshjet do të humbasin intensitetin.
Kjo situatë do të pasohet nga erë fillimisht e ngrohtë jugore dhe do të kthejë drejtim nga veriperëndimi e vrullshme në bregdet dhe në momentet me shtrëngata.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat do të pësojnë rënie mesditën e së martës pas forcimit të erës veriperëndimore.