Katër punonjës të rregullatorit rus Roskomnadzor janë akuzuar për mashtrim.
Sipas The Moscow Times, ata përfshijnë Vadim Ampelonsky, zëdhënësin e kompanisë dhe Boris Yedidin, kreu i departamentit ligjor.
Të dy janë vendosur nën arrest shtëpiak nga Gjykata Chertanovsky ne Moskë deri më 7 nëntor.
Roskomnadzor u themelua në vitin 2008, me përgjegjësinë për mbikëqyrjen e medias, duke përfshirë internetin.
Deri më sot, ajo ka bllokuar mbi 82.000 faqe interneti.