Tekashi69 është një nga reperat më të përfolur në SHBA, jo vetëm për muzikën e tij por edhe për problemet e shumta me drejtësinë. Së fundmi, një balerinë që ka bashkëpunuar me të, e ka denoncuar në polici.
https://www.instagram.com/p/CLxNL7ul7G7/?utm_source=ig_embed
Sipas saj, reperi i vuri jetën në rrezik, pasi e qëlloi me shishe shampanje në kokë. Ngjarja ka ndodhur rreth një javë më parë, teksa balerina në fjalë po performonte në një klub ku Tekashi69 ishte klient. Pas incidentit, ajo shprehet se stafi i klubit dhe bashkëpuntorët e reperit, i kanë bërë presion për të mos e bërë ngjarjen publike.








