Sezoni i ri televiziv është shumë pranë fillimit. Të gjithë jemi kureshtar se cilat do të jenë risitë që do të propozojnë televizionet kryesore për teleshikuesin pas pushimit veror. Muaji shtator do hap dyert e shume programeve te vjetra por edhe formateve të reja që do të debutojnë këtë vjeshtë-dimër.
Një nga formatet risi të këtij sezoni do të jetë Masterchef Junior. Për herë të parë në RTSH 1 do të vijë një format i suksesshëm nga Endemol që ka thyer audienca rekord në vende të ndryshme të botës. Ndërsa të gjithë prisnim sezonin e ri të Masterchef pas transferimit të formatit nga Top Channel në RTSH, versioni për fëmijë do të jetë “antipasta” që drejtuesit kanë menduar të servirin në sezonin e ri televiziv.
Versioni Masterchef Junior ka hapur audicionet për sezonin e parë të këtij formati që do të nis së shpejti. Ndërkaq ka nisur transmetimi i spotit televiziv në RTSH 1 ku ftohen të gjithë talentët e vegjël që kanë aftësi në fushën e gatimit dhe ëndërrojnë të jenë në të ardhmen e tyre shefat e së ardhmes.