Rudina Dembacaj tashmë është bërë një prej personazheve femra më të njohura të ekranit shqiptar. E njohur fillimisht në formatin “AlPazar” në Vizion Plus, Rudina prej kohësh tashmë është pjesë e Ora News me formatin “Mos i Fol Shoferit”, i cili ishte dhe emisioni që e shfaqi atë në ekran pas largimit nga emisioni i Agron Llakajt.
Në një “sneak peek” të “Thumb” nga Fatma dhe Aulona, si e ftuar gjatë puntatës së ardhshme Rudina Dembacaj ndër të tjera është shprehur edhe për mardhëniet me aktorët e AlPazar, ndër ta edhe binjakët Romeo dhe Donald Veshaj.
“Al Pazari nuk më bënte më për të qeshur, përvecc binjakëve se binjakët i dua shumë. Sa gjynah se do marrin gjobë ata, nuk flas me binjakët”- ka thënë moderatorja.
Por sa e vërtetë do të jetë kjo? Na mbetet për ta zbuluar në emisionin e ardhshëm të “Thumb”./IMA/