Karriera e Sylvester Stallone nuk është e përqendruar vetëm përpara objektivit të kamerave. Aktori i “Rocky” dhe “Rambo” punon edhe si producent dhe angazhimi i më i fundit është i lidhur ngushtë me një nga pasionet e tij, ajo për fitness-in. Rrjeti Nbc ka porositur S.T.R.O.N.G., një reality që do të sjellë në ekran ecurinë e njerëzeve të thjeshte që duan të përmirësojnë formen e tyre fizike me një program të specifikuar, të lodhshem por që jep fryte.
S.T.R.O.N.G. është shkurtimi i “Start To Realize Our Natural Greatness” (“Pikënisja për të realizuar madhështinë tonë natyrale”) dhe është krijuar nga Dave Broome, ekspert në fushën e trajnimit të njerëzve që duan të përmirësojnë veten e tyre, gjithashtu autor i The Biggest Loser, reality për personat mbi peshë dhe prodhohet nga Sony Pictures Tv.