IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Samsung Galaxy S20 FE tashmë në Shqipëri për të gjithë fansat

by IMA Redaksia
2020/10/02
in MOBILE
Reading Time: 4 mins read
A A
Samsung Galaxy S20 FE tashmë në Shqipëri për të gjithë fansat

Në Eventin ‘Galaxy Unpacked for Every Fan’ më 23 shtator, Samsung prezantoi pajisjen e tij të fundit Galaxy: Galaxy S20 FE, i projektuar për të sjellë përvojën premium të Galaxy S20 tek më shumë njerëz. Me tiparet më të dashura të fansave Galaxy, Galaxy S20 FE ofron një dizajn argëtues dhe shumëngjyrësh me një çmim të arritshëm. Nga 23 shtatori, ky smartphone tërheqës do të jetë në dispozicion për të gjithë fansat Galaxy në tregun shqiptar.

ADVERTISEMENT

Për më shumë se një dekadë, seria Galaxy S ka vendosur vazhdimisht standarde të reja për inovacionin në smartphone, duke sjellë përvoja që sfidojnë pritshmëritë. I lançuar në fillim të këtij viti, Galaxy S20 edhe një herë i kaloi kufijtë e teknologjisë celulare, duke i fuqizuar përdoruesit të ndajnë historitë e tyre dhe të shprehen si kurrë më parë.

I angazhuar për të sjellë përvoja inovative në më shumë përdorues, Samsung ka dëgjuar reagimet e konsumatorëve për tiparet e tyre të preferuara të serisë Galaxy S20 dhe ka zhvilluar një pajisje që është ndërtuar për adhuruesit e Galaxy – Galaxy S20 FE. Mundësuar nga një chipset i avancuar, pajisja përmban një ekran super të lëmuar, një sistem kamerash me fuqi AI dhe një lidhje tepër të shpejtë. Pajisur me një bateri që zgjat gjithë ditën dhe hapësirë ruajtëse të zgjerueshme dhe një dizajn premium, Galaxy S20 FE është i mbushur me karakteristikat më të pëlqyera nga adhuruesit e Galaxy.

Shprehuni me Galaxy S20 FE
Galaxy S20 FE sjell një sistem kamerash profesional dhe kamerën selfie 32MP me teknologjinë tetra-binning që ju lejon të realizoni foto dhe të shprehni vetveten. Me këtë smartphone të përballueshëm, fotot bëhen më të gjalla dhe më të pasura, falë veçorive të avancuara. Përpunimi multi-frame në modalitetin e natës me integrimin e kornizës AI stabilizon lëvizjen në kamera teksa regjistroni, që të mund të përqendroheni tek argëtimi.

Për më tepër, Space Zoom 30X i fuqishëm i Galaxy S20 FE ju lejon t’i afroheni aksionit për të shkrepur fotografi fantastike. Samsung e di se editimi dhe ndarja e fotove dhe videove është prioritet për fansat e Galaxy, kështu që Galaxy S20 FE e bën të lehtë kurimin e fotove dhe videove në kohë reale si një profesionist, që të mund t’i ndani me miqtë kudo.

Galaxy S20 FE vjen me një përzgjedhje prej gjashtë ngjyrash të gjalla që i përshtaten çdo stili dhe personaliteti me elemente dizajni të huazuara nga familja elegante Galaxy S20. Ngjyrat përfshijnë të Kuqe pastel, Portokalli Paster, të Purpurt pastel, Mente pastel, Blu marinë pastel dhe të Bardhë pastel. Ai gjithashtu përmban një efekt premium me teksturë të mjegulluar që minimizon gjurmët e gishtave dhe njollat.

Përvoja e plotë Galaxy
Samsung pajisi Galaxy S20 FE me një procesor të përparuar për të mundësuar një përvojë të përsosur, siç vetëm Galaxy ofron. Galaxy S20 FE është pajisja perfekte për navigim të lëmuar ose shikimin e një videoje, falë ekranit të saj 6.5-inç Infinity-O Super AMOLED me një shpejtësi freskimi super të lëmuar 120Hz.

Për të zgjeruar më tej përvojën e lidhur, Galaxy S20 FE lidhet menjëherë me ekosistemin e produkteve Galaxy, si Galaxy Buds Live dhe Galaxy Fit2.

Miku i aventurave
Galaxy S20 FE ka një bateri të aftë të zgjasë gjatë gjithë ditës. Bateria e fuqishme e Galaxy S20 FE 4,500mAH, performanca e fuqishme e AP dhe karikimi Super Fast ju siguron të vazhdoni të bëni atë që doni, pa u shqetësuar për jetën e baterisë.

Galaxy S20 FE është gjithashtu rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, vlerësuar me IP68. Për më tepër, kur ndodhin aksidente, mund të rrini të qetë – Samsung Care+ kujdeset për ju; nëse keni një ekran të plasaritur, dëmtime nga uji ose një bateri që ka nevojë të zëvendësohet.

Për t’i mundësuar përdoruesve të ecin përkrah teknologjisë, Galaxy i ri merr tre gjenerata të azhurnimeve të sistemit operativ Android (OS) që e mbajnë atë të përditësuar me mbrojtjen e sigurisë më të fundit dhe opsionet ekskluzive të Samsung.

Më shumë se një smartphone
Galaxy S20 FE gjithashtu ka të instaluar paraprakisht aplikacionin Samsung Global Goals. Të pajisur me aplikacionin Samsung Global Goals në Galaxy S20 FE, miliona njerëz mund t’i bashkohen Global Goals për veprim në më shumë se 170 vende dhe të ndihmojnë botën të kryejë progres të qëndrueshëm deri në vitin 2030. Falë komunitetit të dedikuar Galaxy dhe përdorimit të aplikacionit, Samsung tashmë ka mbledhur mbi 1 milion dollarë në donacione për Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

ADVERTISEMENT

DISPONUESHMËRIA
Duke filluar nga 2 tetori 2020, Galaxy S20 FE do të jetë i disponueshëm gjerësisht përmes Samsung.com, operatorëve dhe shitësve me pakicë në internet. Çmimi i rekomanduar i shitjes me pakicë për S20FE LTE 128GB është ALL 79,999. Për më shumë detaje vizitoni faqen https://www.samsung.com/al/smartphones/galaxy-s20/galaxy-s20-fe/

SAMSUNG CARE+
Përjetoni paqen e plotë të mendjes dhe përfitoni sa më shumë nga Galaxy S20 FE i ri me Samsung Care+. Shijoni një sesion personal të konfigurimit me një Samsung Care+ Pro, mbështetje të dedikuar 24/7 përmes telefonit ose chatit, riparim me ulje të ekranit, një garanci dhe mbulim të zgjatur për dëmtime aksidentale. Shtoni Samsung Care+ në arkë në Samsung.com.

Previous Post

Revista “The Economist”, Yjet shqiptare po pushtojnë botën

Next Post

Lule te Vetmuara – 03.10.2020 | Nazan ndodhet në vështirësi të mëdha ekonomike

TË NGJASHME

Apple ndryshon iPhone-in pas gati 20 vitesh/ Prezantohet iPhone Duo, modeli i parë që paloset
MOBILE

Apple ndryshon iPhone-in pas gati 20 vitesh/ Prezantohet iPhone Duo, modeli i parë që paloset

Pas vitesh spekulimesh, Apple ka hyrë zyrtarisht në tregun e telefonave të palosshëm. Kompania prezantoi sot iPhone Duo, iPhone-in e...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Starlink Mobile vjen në Shqipëri, internet direkt nga sateliti në celular pa pajisje shtesë
MOBILE

Starlink Mobile vjen në Shqipëri, internet direkt nga sateliti në celular pa pajisje shtesë

Shqipëria pritet të jetë ndër tregjet e para europiane ku Starlink do të lidhet drejtpërdrejt me telefonat celularë, pa pasur...

by IMA Redaksia
Sht 3, 2026
TikTok rikthehet në Shqipëri: Platforma hapet sërish pas një viti
MOBILE

TikTok rikthehet në Shqipëri: Platforma hapet sërish pas një viti

Pas një periudhe të gjatë të ndalimit, TikTok ka rikthyer aksesin në Shqipëri. Vendimi është njoftuar në një komunikatë zyrtare...

by IMA Redaksia
Shk 4, 2026
One Macedonia merr licencën kombëtare dhe hyn zyrtarisht si operatori i tretë celular në Maqedoninë e Veriut
MOBILE

One Macedonia merr licencën kombëtare dhe hyn zyrtarisht si operatori i tretë celular në Maqedoninë e Veriut

One Macedonia, degë e grupit hungarez 4iG Group, ka marrë zyrtarisht licencën kombëtare për operim si operatori i tretë mobil...

by IMA Redaksia
Jan 23, 2026
Autoriteti Italian i Konkurrencës hap hetim për blerjen e Vodafone Italia nga Swisscom
MOBILE

Autoriteti Italian i Konkurrencës hap hetim për blerjen e Vodafone Italia nga Swisscom

Autoriteti Italian i Konkurrencës (Autorità Garante della Concorrenza e del Mercato) ka nisur një hetim të thelluar për të vlerësuar...

by IMA Redaksia
Sht 12, 2024
WhatsApp sjell një risi që ruan privatësinë e të gjithëve!
MOBILE

WhatsApp sjell një risi që ruan privatësinë e të gjithëve!

Aktualisht, kontaktet tona në WhatsApp ruhen ashtu siç i kemi të regjistruara në rubrikën tonë telefonike. Pasi t’i kemi regjistruar...

by IMA Redaksia
Gus 25, 2024
Next Post
Lule te Vetmuara – 03.10.2020 | Nazan ndodhet në vështirësi të mëdha ekonomike

Lule te Vetmuara - 03.10.2020 | Nazan ndodhet në vështirësi të mëdha ekonomike

Ndërron jetë gazetarja që i vuri flakën vetes

Ndërron jetë gazetarja që i vuri flakën vetes

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA